U takuan në praninë e tij, nipi i Goxharës: Daja tentoi ta qëllonte gruan, ajo nuk pranoi t’i kërkonte falje

U takuan në praninë e tij, nipi i Goxharës: Daja tentoi ta qëllonte gruan, ajo nuk pranoi t’i kërkonte falje

erjon goxhara dhe lorenc kosta

TIRANË- Ndërsa efektivi i policisë Erjon Goxhara ka dalë sot përpara Gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë, zbardhen detaje nga dosja e prokurorisë, dhe dëshmitë e personave që kanë pasur dijeni mbi konfliktet e çiftit.
Në deklarimin e tij përpara grupit hetimor, shtetasi Laert Beqiri deklaron se daja i tij shtetasi Erjon Goxhara pasi ka mësuar se Griselda e ka tradhëtuar, ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe shpeshherë tregonte se do vriste veten. 
“Më datën 19.08.2024 në prezencën e tij Erjoni dhe Griselda janë takuar ku kanë pirë kafe në një lokal në hyrje të TEG dhe kanë biseduar për të ardhmen ku Erjoni ka kërkuar që bashkëshortja e tij ti kërkonte falje por që nuk ka ndodhur nga ajo. Ai ka tentuar ta godasë por nuk është lejuar nga nipi i tij, i cili në vazhdim nipi ka shoqëruar shtetasen Griselda Goxhara për në banesë ndërkohë që gjatë kësaj kohe ajo godiste veten me grushte në fytyrë, gërvishte dhe qëllonte veten në pjesë të ndryshme të trupit”.
Pas plagosjes, Goxhara i dërgoi një video të Kostës të shtrirë në tokë kunatit të tij.
Nga deklarimi i shtetasit Marsel Seferi ndër të tjera ai sqaron se autori i dyshuar shtetasi Erjon Goxhara në orën 14:34 në aplikacionin Whatsapp i ka dërguar një video ku shfaqej një person i shtrirë në tokë dhe i gjakosur, ndërsa në orën 15:00 shtetasi Marsel Seferi i ka kthyer mesazh: “..ca eshte kjo se spo e kuptoj…” Nga ana jonë u kqyr telefoni i shtetasit Marsel Seferi ku videoja u ruajt në CD për ti’u bashkëlidhur procesverbalit përkatës./ZËRI 
Burimi