U plagos në atentatin e “Don Boskos”, kush është Kastriot Elezaj? Nga akuzat për korrupsion e deri tek arratisja spektakolare në 2011 nga burgu i Austrisë

U plagos në atentatin e “Don Boskos”, kush është Kastriot Elezaj? Nga akuzat për korrupsion e deri tek arratisja spektakolare në 2011 nga burgu i Austrisë

Dy te plagosurit ne ambientet e spitalit

TIRANË- Informacione të reja janë zbuluar rreth atentatit ndodhi më 3 shtator në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku dy persona mbetën të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 dhe sipas burimeve të policisë, shënjestra kryesore mendohet të ketë qenë Kastriot Elezaj, 45 vjeç, i cili u plagos rëndë në gjoks. I plagosuri tjetër është Renaldo Metushi, 22 vjeç, ish-kamerier i lokalit ku ndodhi ngjarja, i cili u qëllua në këmbë dhe mohoi të kishte konflikte apo të ishte objektiv i sulmit.
Kastriot Elezi nuk është emër i panjohur për autoritetet e drejtësisë. Ai ka precedentë penalë jashtë vendit, duke përfshirë një dënim për korrupsion dhe një arratisje spektakolare nga burgu i sigurisë së lartë të Eisenstadt në Austri, në vitin 2011, ku përdori mjetet e kuzhinës dhe tunelat e ventilimit për t’u larguar. Elezi është gjithashtu i dënuar për prostitucion në Itali dhe kishte vuajtur dënimin atje.

Elezi, pas atentatit, deklaroi se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk mundi të identifikojë autorët e sulmit, ndërsa Metushi pohoi se kishte dalë për të pirë kafe me Elezin në lokalin ku kishte punuar më parë. Pavarësisht pranisë së pamjeve filmike dhe hetimeve intensive, autorët e atentatit mbeten ende të lirë dhe motivet e këtij sulmi të përgjakshëm mbeten të paqarta.
Tre persona dyshohet se ishin të përfshirë në atentatin në “Don Bosko”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi. Ata kanë qenë të maskuar, ndërkohë që menjëherë pas ngjarjes kanë djegur makinën në periferi të Kamzës. Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë Elezaj, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penalë jashtë vendit./ZËRI
Burimi