U plagos me armë zjarri, zbardhet dëshmia e Renaldo Kola: Gjithçka nisi nga fyerjet në Instagram
Pamje nga vendngjarja
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e 29-vjeçarit Renaldo Kola në Shkodër. Mësohet se për shkak të disa komenteve fyese në rrjetin social në Instagram 21-vjeçari Mario Kroni e qëlloi me 4 plumba, teksa po ecte. Kola u dërgua menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia shpalli në kërkim 21-vjeçarin dhe po punohet për kapjen e tij.
Sherri nisi, pasi dyshohet se vëllai i 29-vjeçarit dhe autori janë konfliktuar në rrjetet sociale. Ata i janë përgjigjur njëri-tjetrit me tone fyese dhe denigruese. Më pas Kroni dhe Kola kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas ai ka qëlluar drejt këtij të fundit.
Ndërkohë pas kësaj ngjarje, Kola ka dhënë edhe dëshminë e tij për policinë e Shkodrës, i cili tha se vëllai i tij dhe autori kishin një konflikt për shkak të Instagramit.
“Mario erdhi papritur dhe aty nisëm një debat. Vëllai im dhe Mario kanë shkëmbyer mesazhe në Instagram me njëri-tjetrin. Ai erdhi papritur dhe ne debatuam, më pasi ai më qëlloi dhe u largua”, mësohet të ketë thënë 29-vjeçari.
Policia e Shkodrës po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit ndërsa vijon puna intensivisht edhe për kapjen e autorit të dyshuar, 21 vjeçarit Mario Kroni. /ZËRI
Burimi