
U largua për 2 orë, Rama rikthehet sërish në takim me socialistët
👁1427
Kryeministri Edi Rama rikthehet në takim
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur sot një takim me përfaqësuesit e lartë të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave. Takimi me ministrat dhe drejtuesit politikë nisi rreth orës 14:00. Rama e la mbledhjen rreth orës 16:00, por është rikthyer sërish.
Agjenda e këtij takimi ishin zgjedhjet e 11 majit, lista e kandidateve për deputetë, vota e diasporës dhe disa nga pikat kryesore të programit elektoral. Një tjetër pikë e rëndësishme për Partinë Socialiste është edhe përmbyllja e listës së kandidatëve për 12 qarqet, e cila duhet të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda 12 Marsit.
Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa parashikohet të përfundojë në orën 18:00./ZËRI
Burimi