U largua nga grupi i PD, Alibeaj: Berisha drejt humbjes së sigurt në 2025! Garojmë me parti të re
Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha
TIRANË- Deputeti, Enkelejd Alibeaj ka folur këtë të premte në lidhje me vendimin për të mos qenë pjesë e grupit të PD, të drejtuar nga Gazment Bardhi dhe që njeh Sali Berishën si kryetar partie. Ky i fundit tashmë dhe zyrtarisht, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i dha vulën dhe logon e partisë. Alibeaj u shpreh se nuk do të jetë pjesë e një grupi që e ka partinë private. Në një prononcim për Report Tv, Alibeja tha se tashmë PD nuk e përfaqson më, pasi është kthyer në një parti berishiste.
Sa i përket zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, Alibeaj tha se Berisha e ka të sigurt humbjen. Ndërkohë, Alibeaj e la të hapur opsionin për krijimin e një partie të re politike, nën drejtim e Lulzim Bashës, i cili vijon betejën për vulën e PD-së ende, pasi ka bërë ankimim në Gjykatën e Lartë, pavarësisht se kjo e fundit e dërgoi çështjen në Apel për të dhënë një vendim të formës së prerë.
Enkelejd Alibeaj: Vendim për të mos marrë pjesë në grupin e drejtuar nga Berisha. Nuk jam pjesë e një grupi që e ka partinë private, se çfarë ndodh më vonë mund të diskutohet. Diferencimet me Berishën i kam që në 2012. Situata e shëmtuara të sulmeve tek selia, shpifjeve llumit të hedhur dhe mbi të gjitha dallimet e mëdha qëndrimet politike karshi korrupsionit të konceptit të non gratës, karshi distancimit që do të duhet që një parti do të mbaj ndaj korrupsionit, një parti politikë në këtë situatë ku është nuk mund të ketë si ofertë politike të shkuarën. Njerëz të provuar e stërprovuar se partia është e imja. Kjo është ndarja finale. Demokrat të bën përqafimi i atyre vlerave që kjo parti pati vite më parë. Tani nuk ka asnjë nga këto vlera është vetëm partia berishiste. S’është partia që më përfaqëson mua. Kjo është më e ndershmja dhe më e moralshmja. Unë në 2022, jam njeriu që kam bërë ankimin në atë kohë kundër vendimit të Zhukrit. Një parti politike nuk mund të jetë partia e një individi në hall dhe nuk mund të lejojë që hallin e vet t’ua linte gjithë demokratëve. Besoj se secili do të matet me ato që ka bërë mirë dhe ka bërë keq. S’kam qenë për parti të individit. Secili duhet të shohë nga unë i pari, duhet të shohim nëse mund të jemi të krijojmë një shtjellë për një subjekt të ri politik. Si do të jetë, çfarë formati dhe me radhë… me përgjegjësinë më të madhe. Janë të gjitha premisat për të bërë këtë projekt. Kush do ta drejtojë kjo është e fundit, ka mundësi që të nxjerrim fytyra të reja, mënyrat për tu shfaqur janë nga më të ndryshmet. Secili prej nesh duhet të marrë përgjegjësi. A mos duhet thjeshtë të shërbej, një koncept i ri elektoral, synimin e vet duhet të ketë për tu rritur dhe të jetë faktor në 2025. Aftësia jonë duhet të jetë e tillë që të kapi këtë pjesë. Duhet të jetë moment sakrificë për secili, duke nisur nga unë i pari./ZËRI
Burimi