U kap me kokainë në Britani, burg për 21-vjeçarin shqiptar: Më jepnin 500 £ për të trafikuar drogën!
Flamur Lamaj
BRITANI E MADHE- Një emigrant ilegal shqiptar që u ndalua nga policia për shitje kokaine është burgosur. Flamur Lamaj doli para Gjykatës së Kurorës së Northampton mëngjesin e së premtes duke pranuar akuzat, raportojnë mediat e huaja.
Gjykata dëgjoi se ai u ndalua në The Headlands, Northampton më 12 korrik të këtij viti dhe policia gjeti 13 pako kokaine, 50 £ cash dhe mesazhe telefonike që e lidhnin atë me tregtinë e organizuar të kokainës. Mësohet se ai nuk kishte dënime të mëparshme në Mbretërinë e Bashkuar, por policia nuk ishte në gjendje të përcaktonte nëse ai kishte një precedent penal në vendin e tij.
21-vjeçari nuk ka adresë në Mbretërinë e Bashkuar, i ka dhënë policisë një emër të rremë, nuk kishte leje të qëndronte apo të punonte dhe autoritetet nuk kishin asnjë gjurmë të tij. Ai u tha oficerëve se po i jepeshin 500 £ në javë për të trafikuar drogë. Gjykata tha se e vetmja mundësi ishte paraburgimi i menjëhershëm dhe e burgosi për 14 muaj, duke urdhëruar konfiskimin e telefonit, parave, makinës dhe drogës./ZËRI
Burimi