U fsheh në një vrimë në mur/ Shqiptari nuk i shpëton dot Policisë, kapet me 1 mijë bimë kanabisi
Jeton Metollari
BRITANI E MADHE- Një 24-vjeçar shqiptar, i arrestuar në muajin prill gjatë një operacioni anti-kanabis në Durham, është dënuar me 18 muaj burg. Jeton Metollari u kap brenda banesës që ishte kthyer në një fermë kanabisi, brenda së cilës u gjetën plot 1000 rrënjë të bimës narkotike.
Mediat e huaja raportojnë se teksa policia hyri në banesë, i riu shqiptar u fsheh në një vrimë muri dhe më pas u dorëzua. Gjatë aksionit të policisë në banesë u gjetën sasi të mëdha ushqimesh, alkool dhe produkte të tjera ushqimore, mesa duket për të siguruar një qëndrim të gjatë brenda. Bimët e kanabisit të cilat u gjetën në banesë arrinin vlerën e pothuajse 174 mijë paund.
Ndërsa në telefonin e 24-vjeçarit u gjetën video që tregonin se si mbillet dhe kultivohet kanabisi. Autoritetet e Home Office do të vendosin nëse do të dëbohet pas burgut./ZËRI
Burimi