U ekzekutua sot/ 36-vjeçari një vit më parë plagosi milionerin rumun, përndoqi shënjestrën e tij 2 dit rresht
Jean Sassu dhe Elis Rroshkodol
SHKODËR-Elis Rroshkodol i njohur dhe si Elis Shkoza, u ekzekutua sot në Shkodër me 18 plumba teksa po pinte kafe në një lokal në zonën e Zdrales. Viktima rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, ku është arrestuar për grabitje në vitin 2014 në Belgjikë, por ka qënë i skeduar për një plagosje të ndodhur vitin e kaluar në Rumani. Si ndodhi, plagosja në Rimani dhe a ishte Rroshkodol personi i porositur për të vrarë biznesmenin milioner Jean Sassu?
Më 20 prill 2023 Elis Rroshkodol kishte udhëtuar në Rumani me urgjencë, qëndroi për dy ditë në një hotel në Bukuresht, në zonën e Dorobanti dhe përndoqi shënjestrën e tij, biznesmenin milioner Jean Sassu, pronar i rrjetit të lokaleve po luksoze dhe tavernave të njohura si “Nuba”. Fakti që 36-vjeçai kishte udhëtuar në Rumani dhe ndjekur shënjestrën, u dyshua për skenarin e një krimi të porositur me qëllim dhënien e një mesazhi paralajmërues mes grupeve, një hakmarrje apo një gjest i mundshëm frikësimi nga një rival biznesi.
Pronari i klubit Nuba, Jean Sasu, u godit me thikë nga Rroshkodol, i cili ishte duke e pritur në restorantin luksoz në Dorobanti. Mediat rumune asakohe raportonin se autori ka pirë dy gota uiski në tarracën luksoze dhe kur Jean Sasu doli nga restoranti i shoqëruar nga një person tjetër, ai iu vërsul dhe e goditi me thikë pas shpine.
Gjyqtarët rumunë lëshuan një urdhër arresti në mungesë për Elis Rroshkodol, menjëherë pas identifikimit nga pamjet e kamerave. Autoritetet rumune thanë se autori e kishte paramenduar atentatin. Rroshkodol nuk u arrestua kurrë për vrasjen e mbetur në tentativë, pasi arriti të kalonte kufirin dhe u arratis në Stamboll.
Elis Rroshkodol u ekzekutua mesditën e sotme në Shkodër. Nuk dihet ende nëse së fundi viktima ka pasur apo jo konflikte të hapura në qytetin e Shkodrës, që çuan në eleminimin e tij mesditën e sotme./ZËRI
Burimi