U ekzekutua me 18 plumba/ Si Elis Rroshkodol u bë Elis Shkoza, pas grabitjes në Beligjikë
Elis Rroshkodolli
SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me viktimën e atentatit të ndodhur në Shkodër, ku u qëllua për vdekje me 18 plumba Elis Rroshkodol. Viktima nuk është një person i panjohur për uniformal blu. E kaluara e tij e errët me arrestimin në 2014 në Beligjikë, solli edhe ndryshime në emrin e tij. Asakohe mbi të rëndonin akuzat si pjesëtar i një grupi kriminal, i cili ishte e specializuar në vjedhje dhe grabitje me dhunë.
Por pas mbylljes së çështjes për grabitje në Belgjikë, 36-vjeçari 9 vite më vonë u bë gati për tu nisur drejt Rumanisë, ku kreu edhe plagosjen e milironerit rumun, Jean Sassu. Kjo ka bërë që të ndërrojë identitetin në Elis Shkoza, ndoshta edhe për të ngatërruar autoritetet ligjzbatuese, pasi ishte në kërkim. Edhe media rumune CANCAN.RO, për plagosjen e ndodhur në prill të vitit 2023, iu referua autorit shqiptar me dy emra, Elis Rroshkodol, i njohur ndryshe edhe si Elis Shkoza.
Elis Rroshkodol (Shkoza) u ekzekutua mesditën e sotme në Shkodër. Nuk dihet ende nëse së fundi viktima ka pasur apo jo konflikte të hapura në qytetin e Shkodrës, që çuan në eleminimin e tij mesditën e sotme./ZËRI
Burimi