U arrestua në Durrës/ Gjykata lë në burg Dodë Rica, pronari i “Shqiponja Strip Club”

U arrestua në Durrës/ Gjykata lë në burg Dodë Rica, pronari i “Shqiponja Strip Club”

Dodë Rica

DURRËS- Gjykata ka lënë në burg pronarin e “Shqiponja Strip Club” Dodë Rica. Ai u arrestua nga policia më 22 gusht në Durrës. Sipas burimeve të “Zëri-t” ai u shpall në kërkim nga policia e Kosovës pasi akuzohej për trafikim të qenieve njerëzore.
Pronari i klubit të striptizimit “Shqiponja”, Dodë Rica që nga viti 2019 ka qenë duke u hetuar nga Prokuroria Speciale në Kosovë, për vepra të ndryshme penale, përfshirë atë të shmangies së tatimeve.

Bazuar në regjistrin e bizneseve në Kosovë, ai ka të hapura 5 njësi biznesi, njëra në Prishtinë dhe 4 tjera në Gjakovë. Emri i Ricës, përmendet edhe në vitin 2018 teksa tentonte të hapte një strip klub poshtë bodrumit të Hotelit Grand në Prishtinë. /ZËRI
 
Burimi