U arratis nga Gjykata! Gashi kapet duke drekuar në Kashar, tre persona mbajnë larg fotografët

U arratis nga Gjykata! Gashi kapet duke drekuar në Kashar, tre persona mbajnë larg fotografët

Edmond Gashi

TIRANË- Mjeku Edmond Gashi jo vetëm që është arratisur nga Gjykata Penale, gjë që e ka pranuar dhe vetë Gjykata, por është shfaqur duke drekuar në Kashar. JOQ shkruan se doktori, pavarësisht se është lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, nuk e ka respektuar këtë masë, por ka nxituar për të drekuar. Me vete, sipas raportimit, kapasur dhe tre persona të tjerë që janë kujdesur të mbajnë larg njerëz që mund ta fotografonin. 
“Burime për JOQ Albania mësojnë së fundmi së mjeku Edmond Gashi, i cili u la në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi iku me vrap nga Gjykata ka shkuar të drekojë në një restorant në liqenin e Kasharit. Ai ka qenë në shoqërinë e tre personave të tjerë, të cilët kujdeseshin në zonë që të mos kishte asnjë person të dyshimtë afër me frikën se mos e fotografonin. mjeku po drekon në restorantin që është ngjitur me liqenin, duke mos e zbatuar aspak masën e sigurisë,”- shkruhet në raportim.
Vetëm pak më parë, në një njoftim zyrtar, Gjykata bëri me dije se mjeku Gashi është arratisur pasi është njohur me masën e sigurisë. 
Burimi