Trump shpall sonte kandidatin për zëvendëspresident

Trump shpall sonte kandidatin për zëvendëspresident

Stafi i fushatës së Donald Trump do të shpallë kandidatin për zëvendëspresident këtë të hënë. Emri do të bëhet publik gjatë Konventës Kombëtare Republikane në Milwaukee. Janë tre emra ata që janë diskutuar më shumë, konkretisht: James David Vance, Doug Bergham dhe Marco Rubio.
Por ka shumë të tjerë që mund të befasojnë. Ish-presidenti amerikan ndodhet në Milwaukee, Wisconsin për Konventën Kombëtare Republikane (RNC), ku do të shpallet zyrtarisht si kandidati i Partisë Republikane për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./ZËRI
Burimi