Trump nuk “dorëzohet”, udhëton për në mitingun e radhës mbrëmjen e sotme

Trump nuk “dorëzohet”, udhëton për në mitingun e radhës mbrëmjen e sotme

Donald Trump

SHBA- Dje, Donald Trump i shpëtoi mrekullisht një atentati në Pensilvani. Më pak se 24 orë pas ngjarjes, Donald Trump ndau në rrjetet e tij sociale se do të hipë në një aeroplan për në Wisconsin për Konventën Kombëtare Republikane. Ai do të jetë pjesë e mitingut në mbrëmjen e sotme në Milwaukee, aty ku do të mblidhet së bashku me mbështetësit e tij.
“Bazuar në ngjarjet e tmerrshme të djeshme, unë do të vonoja udhëtimin tim në Wisconsin. Por nuk mund të lejojë një ‘qitës’, ose vrasës të mundshëm, të detyrojë ndryshimin e planit. Prandaj, do të nisem për në Milwaukee, siç ishte planifikuar,”-bëri me dije Trump. 
Autori i dyshuar i sulmit, Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç është vrarë nga Shërbimi Sekret pas sulmit. Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë. FBI shprehet se hetimet janë ende aktive ndërsa në orët në vijim priten më shumë detaje. Ndërsa edhe Trump duket se nuk ka ndërmend të ndalet./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente