Tritoli në agjensinë funerale në Shkodër, policia identifikon autorin dhe shkakun, pamjet e nxjerrin zbuluar
momenti i vendosjes se tritolit
SHKODËR- Zbardhet ngjarja e ndodhur në lagjen “Skenderbeg” në oret e para të mëngjesit të datës 29.08.2024, ku një sasi tritoli shpërtheu në ambientet e jashtme të një agjensie funerale.
Pas hetimeve dhe kqyrjes së pamjev e filmike, poicia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin.
35-vjeçari rezulton me precedent penal të mëparshëm për akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen “Skenderbeg”, ku u hodh një sasi lënde plasëse në derën e agjencie funerale, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin B. P., 35 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se për shkak të një borxhi të pashlyer, ky shtetas ka hedhur në derën e agjencisë funerale në pronësi të bashkëshortëve F. F. dhe A. F., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Burimi