
Trazira në Ballkan? Vuçiç: Situata e sigurisë e lëkundur!
Aleksandër Vuçiç
BEOGRAD- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se siguria në Ballkan është e lëkundur, duke iu referuar gjendjes në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë. Vuçiç gjithashtu njoftoi se kanë diskutuar edhe për protestën që do të mbahet më 15 mars në Beograd nga studentët. Ai u shpreh se pret që opozita të nxisë dhunë gjatë protestës.
“Biseduam për sfidat e sigurisë dhe gjendjen e ekonomisë dhe ramë dakord që do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik të vendi Diskutuam edhe për të gjitha aspektet e protestës së paralajmëruar më 15 mars. Pres që opozita të nxisë një dhunë të madhe. U ndalëm mes të tjerash edhe te gjendja e ekonomisë në dritën e protestave aktuale, si dhe dëmi që kanë shkaktuar këto ngjarje, i cili reflektohet në uljen e investimeve dhe sfida të tjera për ekonominë”, tha Vuçiç.
Para katër muajsh në qytetin e Novi Sad, tavani i një stacioni hekurudhor u shemb, ku si pasojë humbën jetën 15 persona. Pas kësaj tragjedie, për katër muaj protestat nuk kanë ndalur në Beograd, pasi qytetarët akuzojnë qeverinë se qëndron pas kësaj, për shkak të korrupsionit që ka “pushtuar” vendin. Studentët në Serbi vazhdojnë me protestast e tyre dhe me bllokimin e rrugëve kryesore. Deri tani nga protestat është tërhequr kryeministri Milosh Vuçeviç, por as kjo lëvizje nuk i ka kënaqur protestuesit. Universitetet e vendit janë bllokuar, deri sa të pranohen kërkesat e tyre./ZËRI
Burimi