Trau në QSUT/ Qytetarët: S’dihet ku shkojnë lekët, mjerë kë sjell halli këtu! FSHZH nuk jep zgjidhje
Gazetari Edon Kuqi, trau në QSUT dhe qytetarët
Kushdo që ka nevojë të marrë shërbim mjekësor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do t’i duhet të paguajë 100 lekë të reja në momentin që do të hyjë, pa asnjë garanci se do të gjejë vend për të parkuar brenda. Projekti që prej vitit 2018, është në menaxhimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe paratë siç shihet në kupon, supozohet se shkojnë për të garantuar një administrim, mirëmbajtje të zonës dhe një parking të përshtatshëm për mjetet që do të drejtoheshin drejt qendrës më të madhe spitalore në vend. Por, 6 vjet pasi qeveria ia ka kaluar menaxhimin, FSHZH, ende nuk ka ofruar asnjë zgjidhje konkrete pasi shumë qytetarë nuk gjejnë vend për të parkuar.
Nuk duhet harruar që nuk kemi të bëjmë me një qendër tregtare ku qytetarët shkojnë për të bërë blerje dhe pushimi i mjetit është alternativ, por jemi në QSUT ku çdo qytetar e adresojnë problemet shëndetësore. Emergjenca nuk pret dhe çdo sekond që kalon mund t’i kushtojë jetën një pacienti. Lidhur me këtë, ZËRI kërkoi informacion nga FSHZH, por deri në publikimin e kësaj kronike, nuk ka marrë përgjigje./ZËRI
Burimi