Trajtimet po ndikojnë pozitivisht/ Vatikani: Papa Françesku po reagon mirë

Trajtimet po ndikojnë pozitivisht/ Vatikani: Papa Françesku po reagon mirë

Foto ilustruese

ROMË- Papa Françesku ka shënuar një përmirësim graduar dhe të lehtë të shëndetit të tij, dhe për herë të parë mjekët, të cilët megjithatë ende nuk e kanë publikuar prognozën, flasin për një “përgjigje të mirë ndaj terapisë”. Deri më tani, ishin treguar gjithmonë të kujdesshëm për të dhënë detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, duke e përshkruar vazhdimisht si “kritike”, por duket se vërtetë po reagon mirë ndaj ilaçeve. Gjithashtu ka një përmirësim të vlerave të testit të gjakut, ndërsa funksioni i frymëmarrjes mbetet i qëndrueshëm në të njëjtat nivele. Zyra e Shtypit e Vatikanit njofton gjithashtu se mjekët, derisa të konfirmohet ky përmirësim fillestar sot dhe në ditët në vijim, aktualisht nuk po komentojnë për ecurinë e shëndetit të Papës.
“Kushtet klinike të Atit të Shenjtë ditët e fundit kanë mbetur stabile dhe për rrjedhojë tregojnë një përgjigje të mirë ndaj terapisë,”-shkruhet në buletinin mjekësor. 
Po ashtu, gjatë ditës ai është falur në ‘kapelën’ pranë dhomës së tij, ndërsa pasdite pushonte dhe merrej me çështjet që kishin të bënin me kishën katolike. Sa i përket meshës së nesërme, konfirmohet “metoda e javëve të kaluara”, lutja e Papës do të shpërndahet vetëm me shkrim.
“Përgjigja e mirë” ndaj terapisë së pneumonisë, për të cilën mjekët flasin, do të thotë se “ata po shohin se ka një reagim pozitiv”. Por sërish burime nga brenda spitalit tregojnë për mediat italiane se për sa kohë që prognoza mbetet e rezervuar, rreziku mbetet, ekziston mundësia që Papa të ketë kriza të tjera. Përtej çështjeve mjekësore, Vatikani vazhdon punën dhe ka bërë emërime episkopale, në Poloni, Indonezi, Indi dhe Guinea Bissau, por mbi të gjitha ai i ka dërguar një mesazh domethënës Lëvizjes Pro-Jetës, të lexuar nga Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin gjatë meshës në Bazilikën e Vatikanit.
Papa është veçanërisht i ndjeshëm ndaj pneumonisë, një infeksion i mushkërive që mund të shkaktohet nga bakteret, viruset ose kërpudhat, pasi ka vuajtur nga pleuriti – një inflamacion i mushkërive – si i ri dhe i është hequr një mushkëri e pjesshme./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente