Tragjedi në Klos/ Po punonte me linjën kabllore të internetit, ndërron jetë 22-vjeçari
👁4365
Foto ilustruese
MAT- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme rreth orës 11:40, në fshatin Fshat të Klosit. Një 22-vjeçar i identifikuar si D.P., ka humbur jetën aksidentalisht gjatë punës me linjën kabllore të internetit, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Njoftimi i Policisë:
Mat/Informacion paraprak
Rreth orës 11:40, në fshatin Fshat në Klos, shtetasi D.P., rreth 22 vjeç, duke punuar me linjën kabllore të internetit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorit, vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.
Burimi