Trafiku i kokainës drejt Danimarkë! Konfiskohen 6 pasuri të Armando Doçajt, pjesë e grupit të Jetmir Kastratit

Trafiku i kokainës drejt Danimarkë! Konfiskohen 6 pasuri të Armando Doçajt, pjesë e grupit të Jetmir Kastratit

Trafiku i kokainës drejt Danimarkë! Konfiskohen 6 pasuri të

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi sot konfiskimin e pjesshëm të pasurive të Armando Doçajt, i akuzuar si pjesë e organizatës së narkotrafikut të kokainës në Danimarkë dhe vendet e BE-së nga Amerika Latine, e drejtuar nga Jetmir Kastrati. Bëhet fjalë për konfiskimin e 6 pasurive, mes të cilave 4 llogari bankare me shumën totale 4 mijë euro, një apartament dhe një njësi shërbimi.

GJKKO vendosi sot:

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 28.04.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konfiskim i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme për të cilat Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 12, datë 04.05.2021 ka vendosur sekuestrimin e tyre, kundër shtetasit Armando Doçaj dhe personave të lidhur Pjetër Doçaj, Roberta Doçaj dhe Shkëlzen Doçaj.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenin 112 të K.Pr.Penale dhe nenet 3, 7, 10, 21, 22, 24, 27 dhe 28/1 të Ligjit Nr. 10192 dt. 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, me vendimin Nr. 2, datë 07.03.2025 vendosi:

-Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të luajtshme dhe të

paluajtshme si më poshtë:

1-Shuma monetare prej 1976 euro e ndodhur në llogarinë card krediti me Nr. **** në Bankën Credins, në emër të shtetasit Armando Pjetër Doçaj.

2-Shuma monetare prej 551 euro e ndodhur në llogarinë card krediti me Nr. **** në Bankën Credins, në emër të Roberta Mhill Doçaj.

3-Shuma monetare prej 1000 euro e ndodhur në llogarinë e kursimit me Nr. **** në Bankën Credins, në emër të shtetasit A.D.

4-Shuma monetare prej 456 euro e ndodhur në llogarinë (karte e parapaguar) me Nr. ****, në emër të shtetasit K.D.

5-Pasuri e paluajtshme Nr. ****, Z.K. ****, pasuri e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe 134 m2, me adresë, ****.

6-Apartament me sipërfaqe 122.58 m2, me adresë ****, përfituar sipas kontratës për kalim të drejtash pronësie dhe premtim shitje Nr. Rep./kol. ****, datë ****, me palë blerëse shtetasin Armando Pjetër Doçaj dhe palë shitëse shtetasit E.B dhe E.B, me çmim blerje në shumën 20.000 euro.

7-Heqjen e masës parandaluese me karakter pasuror atë të “sekuestrim i pasurisë” e caktuar me vendimin nr. 12, dt. 04.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së

Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua dhe kthimin e pasurisë së mëposhtme personave që ju takon: Apartament me sipërfaqe 116.83 m2, përfituar

sipas kontratës së sipërmarrjes Nr. Rep./kol. ****, datë **** lidhur midis palëve: shoqëria “XH&M” Shpk në cilësinë e investitorit dhe Pjetër Ndue Doçaj me cilësinë e porositësit, me çmim 46 732 euro.

Grupi i strukturuar kriminal, sipas një skeme të mirëpërcaktuar, paratë e ardhura nga krimi i trafikimit të narkotikëve, i dërgonte “cash” nga Kopenhagen, Danimarkë, në Tetovë – Maqedoni e Veriut e më pas ato mbërrinin në Shkodër. /ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente