Tortura me qenin e Putin dhe dekolteja në Oslo, dy SIKLETET e Angela Merkel

Tortura me qenin e Putin dhe dekolteja në Oslo, dy SIKLETET e Angela Merkel

Angela Merkel dhe Vladimir Putin

GJERMANI- Angela Merkel tregoi lidhur me frikën që ndjeu kur pa qenin e presidentit rus Vladimir Putinit gjatë vizitës së saj në Soçi në vitin 2007. Putin theksoi se ai nuk dinte për fobinë e ish-kancelares gjermane ndaj qenve dhe dëshironte, në këtë mënyrë, të krijonte një atmosferë të këndshme.
“Merkel erdhi për të na vizituar. Qeni im (labrador) Connie doli jashtë. Unë i thashë se nuk e dija se kishte frikë nga qentë. Nëse do ta kisha ditur, nuk do ta kisha bërë kurrë. Përkundrazi, doja të krijoja një atmosferë kaq të relaksuar dhe të këndshme,”- u tha Putin-gazetarëve, duke iu përgjigjur pyetjes nëse ai me të vërtetë kishte “shfrytëzuar frikën e Merkelit ndaj qenve”.
“Ajo (Merkel) më vonë më tha se ishte kafshuar nga një qen kur ishte fëmijë. Këto gjëra ndodhin. Është një lloj traume psikologjike. Kur e mora vesh, i kërkova falje,”-shtoi Putin. 
Por çfarë shkruan Merkel në kujtimet e saj për incidentin me qenin e Putinit?
Në fragmentin e saj, nga libri me titull “Liria”, Merkel kujton: Që nga vizita ime e parë në janar 2006, Putini e dinte se kisha frikë nga qentë pasi një qen më kishte kafshuar afër shtëpisë sime në fillim të vitit 1995. Ne kishim informuar për këtë dhe i kërkuam Putinit që të mos e sillte qenin e tij në takim. Në Moskë të vitit 2006, presidenti rus e kishte respektuar këtë kërkesë, megjithëse atëherë u kujdes të më provokonte: si dhuratë speciale më kishte bërë një qen të madh të mbushur, duke më thënë se “nuk kafshon”. Gjithçka që mund të bëja ishte të buzëqesha dhe ta duroja. Dhurata ia dhashë Christoph Heusgen-it, i cili duhej ta mbante derisa u gjet një oficer gjerman i protokollit për t’ja hequr nga duart. Në Soçi në vitin 2007, solli labradorin e tij. Unë u përpoqa të injoroja qenin, edhe pse ishte pranë meje. Nga shprehjet e fytyrës së Putinit mund të dalloja se po e shijonte situatën. Ai thjesht donte të shihte se si reagon dikush nën presion. Ishtë një shfaqje force. “Rri e qetë, fokusohu te fotografët, do të kalojë ”, vazhdova të mendoja me vete. Kur “tortura” përfundoi më në fund, unë nuk i thashë asnjë fjalë Putinit për këtë, duke iu përmbajtur, siç kam bërë shpesh gjatë gjithë jetës sime, parimit britanik në lidhje me familjen mbretërore: Kurrë mos jep shpjegime, kurrë mos u anko!
Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel në libër shpjegon për dekoltenë e thellë me të cilën u shfaq në Oslo në vitin 2008. Gjatë 16 viteve që ajo kishte marrë frenat e vendit, zgjedhjet e veshjeve të Merkelit ishin komentuar nga stilistë dhe bashkëqytetarë të saj si të parashikueshme, ose herë-herë të mërzitshme.

Angela Merkel dhe bashkëshorti

Megjithatë, 70-vjeçarja kristiandemokrate bëri një paraqitje surprizë në vitin 2008 në Operën e Oslos në Norvegji, ku u shfaq e veshur me një fustan blu të errët me një dekolte…Edhe gjerdani me perla që mbante në qafë është komentuar nga mediat norvegjeze dhe gjermane.
Gazetarët jashtë shtëpisë së operës në Oslo në vitin 2008 nuk u besonin syve. Askush nuk e kishte parë Merkelin të veshur në mënyrë kaq “provokuese”. Por vetë Merkel nuk e kishte pritur atë reagim.
“Ky është një shembull se si unë ose disa njerëz të tjerë mund të gjykohemi vetëm nga pamja e tyre dhe unë me të vërtetë doja ta shmangia këtë. Me paraqitjen time në operën në Oslo nuk e kam parashikuar se sa i fortë do të ishte reagimi i njerëzve. Gjithmonë kam besuar se kur njerëzit kalojnë gjithë kohën e tyre duke parë rrobat e mia, nuk dëgjojnë mesazhin politik që dua të përcjell,”-tha ajo. 
Merkel shpjegoi gjithashtu se veshjet e saj shumëngjyrëshe ishte një zgjedhje e vetëdijshme për t’u distancuar nga zymtësia e Republikës Demokratike Gjermane, ku ajo jetoi rininë e saj./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente