TMERR në ajër! Indiani tenton të hapë derën e emergjencës, avioni ulet në Rinas
👁1011242
Foto ilustruese
RINAS- Një incident ka ndodhur në ajër duke shkaktuar panik tek pasagjerët e “Air Albania”. Në bord, bashkë me udhëtarët e tjerë ka qenë edhe një shtetas indinan, i cili ishte deportuar. Por ky i fundit, pasi avioni është ngritur në ajër ka tentuar që të hapë derën e emërgjencës, duke bërë që avioni të kthehej sërish në pistë.
Aktualisht, mësohet se pasagjerët kanë zbritur të gjithë në pistë dhe po presin që të rregullohet dera në mënyrë që më pas të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt Stambollit. Deri më tani, raportohet se asnjë prej tyre nuk ka pësuar lëndime dhe se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore./ZËRI
vijon…
Burimi