
Tjetër vatër zjarri në vend, përfshihet nga flakët pylli i Sodës në Vlorë, rrezikohen 10 banesa
👁13503
pamje nga zjarri
VLORË-Pavarësisht motit me stuhi e reshje të denduar shiu në disa zona, vatrat e zjarrit nuk kanë munguar në vend. Një zjarr masiv ka përshirë Pyllin e Sodës në Vlorë.
Si pasojë e flakëve të cilat po favorizohen nga era e fortë, rrezikohen 10 banesa. Ndërkohë mësohet se shërbimet e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij më tej./ZËRI
Burimi