![Tjetër incident në punë/ Shqiptari rrëzohet nga kati i dytë, ndërron jetë 68-vjeçari](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/tjeter-incident-ne-pune-shqiptari-rrezohet-nga-kati-i-dyte-nderron-jete-68-vjecari_66d213d4d2ebb.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Tjetër incident në punë/ Shqiptari rrëzohet nga kati i dytë, ndërron jetë 68-vjeçari
Foto ilustruese
GREQI- Një ngjarje tjetër e rëndë është regjistruar sot (30 gusht) në ishullin e Kretës, ku një 68-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën teksa ishte duke punuar. Incidenti ka ndodhur në Sisi, Lasithiou, në orët e para të mëngjesit, kur shqiptari është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i një banese ku po punonte.
Sipas raportimeve të mediave greke, rrëzimi aksidental i ka shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën menjëherë në vendngjarje. Autoritetet greke dhe shërbimet mjekësore mbërritën menjëherë në vend, por fatkeqësisht 68-vjeçari nuk mundi të mbijetojë për shkak të lëndimeve rënda.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të kuptuar shkaqet që çuan në aksidentin fatal./ZËRI
Burimi