Tjetër denoncim për Big Market, qytetarja blen sallam “Hako” të skaduar (FOTO)

Tjetër denoncim për Big Market, qytetarja blen sallam “Hako” të skaduar (FOTO)

Big Market dhe sallam Hako

TIRANË- Një tjetër qytetaret ka blerë një produkt të skaduar në një pikat e rrjetit të marketeve “Big Market”. Bëhet fjalë për një pako me sallam Peperoni Hako. Qytetarja shkruan për JOQ Albania se ka blerë pakon me sallam në Elbasan dhe kur ka shkuar në shtëpi ka vënë re se ishin të skaduar.
Në pakon e produktit dallohet qartë përshkrimi: Të përdoret deri më 12.08.2024.

Sallami i skaduar Hako

Por, pavarësisht kësaj, ky produkt ka qenë sërish në dyqan, në pritje për tu shitur.

Sallami i skaduar Hako

Ky është rasti i dytë që denoncohet publikisht pas qumështit “Lufra”.
Për qumështin “Lufra” të prishur, i blerë në një nga pikat e “Big Market”, rast i denoncuar nga gazetari Andi Llabuti, mund të ketë dijeni një Shqipëri e tërë, por Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, autoriteti përkatës që duhet ta kishte monitoruar situatën dhe parandaluar shitjen e këtij produktit, vijon të jetë në ‘terr informativ’.
Nisur nga rëndësia e produkteve ushqimore bazë në jetën e çdo qytetari, një prej tyre dhe qumështi, ZËRI e ka ndjekur këtë çështje duke parë dhe shqetësimin e komentuesve, të cilët kërkojnë të dinë nëse janë marrë masa për kompaninë që e ka prodhuar apo marketin që e tregton. Por, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vend që të bëjë kontrolle në markete apo vendet ku prodhohen, kërkon informacion nga gazetarët e ZËRI-t.

 

d35a79c4 54c5 4e8c 88b8 be95c5c526a0 765×1024

8377b24f 0131 4801 ab68 ec736b47457b 765×1024
Burimi