“The Economist” e ashpër me Biden, kopertina po bën xhiron e rrjetit

“The Economist” e ashpër me Biden, kopertina po bën xhiron e rrjetit

Joe Biden

SHBA- Me një kopertinë tejet të ashpër, “The Economist” i bën thirrje Joe Biden që të tërhiqet nga gara për president. Në kopertinën e revistës është edituar një mjet që përdoret nga të moshuarit për të ecur, mbi të cilën është vendosur logoja e Shtëpisë së Bardhë. Krahas montazhit shkruhet: S’është kjo mënyra për të drejtuar një shtet!

Kopertina e “The Economist’

Brenda revistës ka një artikull lidhur me arsyet se përse Biden duhet të tërhiqet duke iu referuar debatit të fundit publik që ai pati me kundërshtarin e tij, republikanin Donald Trump. Por kopertina nuk është pëlqyer nga askush, madje nga deokratët është cilësuar si “shumë e shëmtuar për t’u parë.”
Sipas revistës, presidenti dhe partia e tij paraqiten si shpëtimtarët e demokracisë, por veprimet e tyre thonë të kundërtën pasi debati dhe pasojat e tij dëshmuan se Biden është i papërshtatshëm për të drejtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të gjendjes së tij mendore.
“Ishte torturë të shikoje një plak të hutuar duke luftuar për të kujtuar fjalët dhe ngjarjet. Paaftësia e tij për të ngritur një rast kundër një kundërshtari të dobët ishte dëshpëruese. Rezultati ishte vendosja e Shtëpisë së Bardhë në duart e Donald Trump. Sondazhet e reja kanë zbuluar se votuesit në shtetet që Biden duhet të fitojë janë kthyer kundër tij. Epërsia e tij mund të jetë në rrezik edhe në shtetet dikur të sigurta si Virxhinia, Minesota dhe Nju Meksiko,”-theksohet në artikull. 
Në fund, në artikull shkruhet se tashmë pas debatit shumë demokratë kanë filluar të bëjnë thirrje që ai të largohet nga kandidatura dhe të ofrojë një zgjidhje më të mirë.
“Amerikanët meritojnë më mirë,”-mbyllet artikulli./ZËRI
 

fgjjpg

biden economist
Burimi