Terror në Teksas, peshkaqeni sulmon 4 pushues
Pamje nga sulmi
SHBA- Terror në bregdetin e Teksasit në SHBA, pasi një peshkaqen sulmoi pushuesit duke plagosur katwr prej tyre. Pamjet nga një pushues që dëshmoi një nga katër incidentet tregojnë një peshkaqen duke notuar pranë bregut në zonën ku dyshohet se ka ndodhur sulmi.
I plagosuri ka marrë ndihmë mjekësore nga mjekët vendas para se të dërgohej në spitalin më të afërt.
Mediat amerikane të lajmeve folën më pas për një person të dytë që u kafshua nga peshkaqeni, një person tjetër u lëndua, ndërsa një person i katërt u plagos duke u përpjekur të shmangte peshkaqenin. Vlen të theksohet se, siç pohuan edhe ekspertët, sulmet e peshkaqenëve dhe prania e tyre në përgjithësi nuk janë të zakonshme në zonë, ndaj pushuesit tani duhet të kenë kujdes të veçantë./ZËRI
Burimi