Tentoi të vriste policët me hanxhar, shqiptari islamist dënohet me 8 vjet burg

Tentoi të vriste policët me hanxhar, shqiptari islamist dënohet me 8 vjet burg

Tentoi të vriste policët me hanxhar, shqiptari islamist dënohet

Arlindo M

GJERMANI- Sytë i kishte të ngulur në tokë, krahët i kishte kryqëzuar; kështu e priti dënimin 30-vjeçari Arlindo M. Sipas mediave gjermane, shqiptari është dënuar me 8 vite burg për tentativë vrasje dhe dëmtim të pronës. Kjo për shkak se në shtator, shqiptari kishte tentuar që të shkaktonte gjakderdhje në një stacion policie në Linz am Rhein.

Prokurori publik, i cili kishte kërkuar njëmbëdhjetë vjet burg, natën e krimit e përshkruan si më poshtë: Rreth orës 02:40 ai ka hyrë në komisariatin e Linzit i armatosur me një hanxhar me gjatësi teh 47.3 centimetra me qëllim që të vriste të gjithë policët aty. Ai goditi xhamat me hanxhar rreth 50 herë dhe bërtiti se kishte shkuar për të vrarë policët dhe se nuk do të ndalonte. Unë do t’ju vras, Allahu Ekber, Allahu Ekber, dhe do të shkoj drejt e te Zoti! 

Tentoi të vriste policët me hanxhar, shqiptari islamist dënohet

Por fatmirësisht, nga sulmi nuk është lënduar askush tjetër përveç të pandehurit.

Në banesën e tij, hetuesit gjetën prova konkrete të radikalizimit të tij, si psh. një flamur të të ashtuquajturit Shtetit Islamik (IS), i cili ishte i pikturuar në mur. Sipas gjykatës, Arlindo M., i cili vuan nga një çrregullim personaliteti, ka humbur punën pak kohë para ngjarjes dhe po ashtu, i kishte dhënë fund edhe martesës së tij./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente