Tentoi të vriste me thikë 37-vjeçarin, arrestohet autori (EMRI)

Tentoi të vriste me thikë 37-vjeçarin, arrestohet autori (EMRI)

Tentoi të vriste me thikë 37-vjeçarin, arrestohet autori (EMRI)

thika e sekuestruar

CËRRIK-Një plagosje me thikë është raportuar në Cërrik. Uend Lleshi ka tentuar të vrasë një 37-vjeçar. I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë është proceduar edhe personi i plagosur pasi mbante në automjet, 1 shkop bejsbolli. Ngjaraj ka ndodhur gjatë një konflikti të çastit, ndërsa policia po punon për të sqaruar rrethanat.

Njoftimi i policisë:

Menjëherë pas njoftimit për një plagosje me mjet prerës, në fshatin Gjyralë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të kapur autorin dhe për të sqaruar rrethanat e rastit.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve policore profesionale, u kap dhe u vu në pranga, menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i rastit, shtetasi U. Ll., 24 vjeç, banues në Cërrik. Ai dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. Rr., 37 vjeç. I plagosuri është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente