Tentoi të vriste Durim Bamin? Gjykata lë në burg Marklen Hakën: Nuk kam lidhje me organizatat kriminale, s’kam përdorur SKY

Tentoi të vriste Durim Bamin? Gjykata lë në burg Marklen Hakën: Nuk kam lidhje me organizatat kriminale, s’kam përdorur SKY

Marklen Haka

TIRANË- Marklen Haka, i cili u arrestua në Nikël në kuadër të opercaionit “Revanshi” është lënë në burg nga GJKKO. Ai u arrestua të premten më 6 shtator, pasi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. 
Gjatë seancës në GJKKO, Haka ka mohuar akuzat e SPAK, i cili është shprehur se ai nuk e ka përdorur aplikacionin “SKY ECC”. Po ashtu mësohet se Haka para trupës gjykuese ka mohur akuzën se ai ka marrë pjesë në atentatin ndaj Durim Bamit, duke u shprehur se ai nuk ka konflikte me askënd.
“Nuk kam konflikte me asnjë, dhe nuk e kam përdorur aplikacionin SKY ECC”, ka thënë Haka në GJKKO.

Marklen Haka i njohur si anëtar i Bandës së Niklës është arrestuar në kuadër të operacionit “Revanshi”. Haka kishte rreth një muaj që kishte ardhur nga Dubai ku jetonte prej kohësh. Dyshohet se ai ka hyrë në vend ilegalisht nga Kosova. Haka akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje./ZËRI 
Burimi