Tentoi të përvetësonte “Audi-n” luksoz, kush është Elvis Kosova, biznesmeni që merret me import-eksportin e makinave
elvis kosova
TIRANË- Dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kanë ngritur një skemë mashtrimi, për përvetësimin e një mjeti audi luksoz, me vlerë rreth 200 mijë euro, të cilin e kishin marrë me qera në Gjermani. Policia ka vënë në pranga shtetasin Elvis Kosova, dhe shtetasin turk Yucehan Er, ndërkohë që një tjetër person është shpallur në kërkim. 39-vjeçari turk ka marrë një Audi me qira në Gjermani, ka ardhur në Shqipëri dhe ia ka dhënë Elvis Kosovës makinën e më pas ka bërë kallëzim se ia kanë vjedhur.
Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se Elvis Kosova është pronari i ‘Mel Construction’, që ka për objekt të aktivitetit të tij, shitjen dhe blerjen e pjesëve të ndryshme për makina.
Objekti i veprimtarisë së biznesit:
Import-eksport, tregti me shumicë e pakicë i moto-mjeteve të markave të ndryshme, automjeve të cdo lloji, i makinerive bujqësore, makinerive të rënda, mjeteve lundruese, pjesëve të këmbimit dhe servisimin e tyre. Oficinë riparimi automjetesh, autovetura, mjete motorrike, autobuzë, kamionë etj. Shërbim servisi të automjeteve, parkim automjetesh të të gjitha llojeve, lavazh automjetesh. Tregtim i mallrave industrialë e ushqimorë me shumicë, ekporti dhe importi si dhe prodhimi në vend i tyre. Tregtim i komponentëve elektronike dhe elektroshtëpiake, i automjeteve dhe pjeseve të ndërrimit të tyre, pajisjeve të ndërrimit të tyre, pajisje teknologji prodhimi. Tregtim i lëndëve të para për industrinë ushqimore, atë të lehtë dhe atë të rëndë si dhe eksporti i tyre. Ndërtim i apartamenteve të banimit dhe qendrave të ndryshme sociale, kulturore dhe industriale. Hapja e aktiviteteve në fushën e ushqimit social, bar-kafe, restorant etj. Hapje e aktiviteteve në fushën e turizmit.
Skema
Elvis Kosova ka përfunduar në prangat e policisë Tiranë për vjedhjen e një “Audi R8”, me vlerë rreth 200 mijë euro. Sipas policisë, ai e kishte marrë makinën me qira në Gjermani, e më pas kishte bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij. Planin e realizoi bashkë me 39 vjeçarin Yucehan Er, shtetas turk, i cili po ashtu është arrestuar. Në kërkim është shpallur dhe një person tjetër, si bashkëpunëtor, pasi makina u gjet e fshehur në oborrin e banesës së tij.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, dhe goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre. Finalizohet operacioni policor i koduar “R 8”. Bëri kallëzim të rremë, për qëllime përfitimi, për vjedhjen e një automjeti tip “Audi” të cilin e kishte marrë me qira në Gjermani, arrestohet autori i dyshuar. Arrestohet gjithashtu 38-vjeçari që mori automjetin dhe shpallet në kërkim pronari i banesës ku u gjet i parkuar automjeti. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “R 8”.
Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Y. E., 39 vjeç, banues në Gjermani, dhe E. K., 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit J. H., 20 vjeç, banues në Prush. Shtetasi Y. E., ka marrë me qira një automjet tip “Audi”, në Gjermani, të cilin e ka sjellë në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ja kanë vjedhur në afërsit të një hoteli në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, ja ka dhënë automjetin shtetasit E. K., dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, për qëllime përfitimi. Gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, u gjet i parkuar automjeti tip “Audi”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare. Vijon puna për kapjen e shtetasit J. H., i cili kishte fshehur automjetin në oborrin e banesës së tij./ZËRI
Burimi