Tentoi të abuzonte seksualisht me 9-vjeçaren në Maliq, burg për 71-vjeçarin: Nuk e kam ngacmuar!
pamjet nga Gjykata
KORÇË- Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 71-vjeçarin që tentoi të abuzonte seksualisht me një 9-vjeçare në fshatin Sheqeras të Maliqit. Seanca gjyqësore filloi në orën 11 të paradites së sotme, ku Pëllumb Lamçe doli para togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë. Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për veprën penale të “marrëdhënie seksuale me të mitur”, e mbetur në tentativë. Mbrojtja e të pandehurit, i përfaqësuar nga avokat i vendosur kryesisht, kërkoi një masë më të butë sigurie për 71-vjeçarin.
Gjatë pyetjeve nga prokuroria dhe gjykata, i moshuari ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka ngacmuar as të miturën dhe asnjë vajzë tjetër, ndërsa ka shfaqur çrregullime mendore duke folur për pronat që kishte patur në fshat dhe që ja kishin marrë. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg Lamçen deri në përfundim të hetimeve. Ngjarja u regjistrua 3 ditë më parë në fshatin Sheqeras të Maliqit.
I moshuar u arrestua mëngjesin e 30 gushtit, ku Pëllumb Lamçe ka zhveshur 9-vjeçaren me qëllim për të kryer marrëdhënie seksuale me të. E mitura u shpëtua nga një vajzë tjetër më e rritur, e cila sapo e pa ngjarjen ka ndërhyrë menjëherë. Më pas babai i vajzës e ka denoncuar rastin në polici dhe efektivët e arrestuan të moshuarin. Sipas vajzës së rritur, ai e kishte marrë të miturën me vete dhe në momentin që ajo afrohet pranë tyre i sheh gjysme të zhveshur. Ajo tha se ai po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes dhe ndërhyu në këto momente dhe e shpëtoi atë./ZËRI
Burimi