Tensione në mbledhjen e kryetarëve, PS rrëzon mocionin me debat për fondet e OLAF, Bardhi: Po mbroni hajdutërinë

Tensione në mbledhjen e kryetarëve, PS rrëzon mocionin me debat për fondet e OLAF, Bardhi: Po mbroni hajdutërinë

Konferenca e kryetareve

TIRANË- Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme e konferencës së kryetarëve, ku kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me gjetjet e OLAF-it dhe masat që duhet të merren.
Kjo kërkesë e PD, u rrëzua në Konferencën e Kryetarëve, ndërkohë që nuk kanë munguar debatet mes palëve. Bledi Çuçi nga radhët e socialistëve propozoi që kjo çështje të shtyhet për në muajin Shtator pasi mungojnë raportet zyrtare, të cilat janë ende konfidenciale.
Gazment Bardhi: Kuvendi të analizoje gjetjet e OLAF, se çfarë nuk ka shkuar me fondet e BE dhe të marrë çdo masë që mundesojmë zhbllokimin e fondeve nga BE. Prandaj edhe kërkesa për debat dhe rezoluta jane në këtë linjë. Gjithashtu kërkojmë që nëpërmjet një komisioni të posaçëm në koordinim me BE të adresojmë çdo problem.
Çuçi: Nuk jemi kundër, por mendojmë se nuk është koha e duhur. Për disa arsye, duke nisur nga fakti se raporti i OLAf, nuk është zyrtar dhe është ende konfidencial. Dhe po ashtu ka një hetim të organeve të drejtësisë. Kërkoj mirëkuptimin tuaj që ta bëjmë në vjeshtë, pasi të kemi dhe raportet zyrtare.
Bardhi: Kërkesa jone nuk bazohet ne thashetheme. Me vjen keq qe kolegu Çuçi nuk e paska si informacion, por raporti  i OLAF eshte publik ne faqen e komisionit europian. Nuk jane thashetheme por permbledhja zyrtare qe OLAF ka bere mbi hetimin per rastet e abuzimeve me fondet e BE. Raporti i eshte vene ne dispozicion autoriteve  egzekutive shqiptare por edhe  drejtesise. Kerkesa nuk bazohet as ne thashetheme e lajme gazetash por ne raportin zyrtar te OLAF. Po te ishte bazuar mbi lajme mediash do te kishim kerkuar ne korrik 2023 kete debat por kemi pritur raportin zyrtar. Eshte fiks momenti tani per kete debat, nje pune qe padyshim do te zgjas edhe ne sesionin tjeter parlamentar. Me rendesi eshte qe te biem dakord per debatin, pastaj kohen se kur e vendos debatin ne baze te rregullores i takon kerkuesve. Te ju vije turp po shkelni hapur rregulloren. Po mbroni hajduterine. Ne ju ftojme te marrim masa ndersa ju mbroni vjedhjet. /ZËRI 
Burimi