Tenderi me pajisjet elektronike, SPAK heton KQZ

Tenderi me pajisjet elektronike, SPAK heton KQZ

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetimet për tenderin për pajisjet elektronike të votimit në KQZ për zgjedhjet në vendin tonë. Bëhet fjalë për firmën Smartmatic International Holding B.V. me vlerë të ofruar prej rreth 1.2 miliardë lekësh të vjetra me TVSH.
“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për nevoja të hetimeve që po zhvillohen kërkon nga ana juaj dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës të prokurimit me nr.”REF-83073-12-23-2020″ me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor” dhe të praktikës së procedurës të prokurimit me nr. “REF-89113-03-04-2021”, me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave” – thuhet në kërkesë.
Burimi