“Telegram”, streha e fjalës së lirë apo një vatër për kriminelët?

“Telegram”, streha e fjalës së lirë apo një vatër për kriminelët?

Pavel Durov

TIRANË- Pavel Durov është miliarderi 39-vjeçar që ka bërë bashkë tregtarët e drogës, terroristët, njerëzit e dhënë pas botës së errët qoftë edhe të pornografisë me fëmijë, duke e kthyer Telegram në një aplikacion shumë të dashur për audiencë të gjerë: rusët dhe ukrainasit; kritikët e qeverive si dhe propagandistët.
Telegrami u themelua nga Durov dhe vëllai i tij, Nikolai, në vitin 2013 në nisje të shtypjes nga Qeveria ruse pas protestave masive pro demokracisë që tronditën Moskën në fund të vitit 2011 dhe më 2012.
Një prej avantazheve që ka Telegrami është enkriptimi i komunikimit dhe anonimiteti i përdoruesve. Në grupe, numri i telefonave të përdoruesve nuk është i dukshëm.
Ky aplikacion ka më shumë se 900 milionë përdorues, shumica në Rusi, Ukrainë dhe në ish-republika të tjera sovjetike.
Telegrami është platforma e tretë më e madhe e komunikimit në botë, pas WhatsAppit dhe Messengerit.
Krahasuar me platformat e tjera të mesazheve, Telegrami është më pak i sigurt dhe më i dobët sa i përket politikave dhe zbulimit të përmbajtjes së paligjshme, por më i sigurtë për ata që nuk duan që kjo gjë të ndodhë.
Sipërmarrësi i lindur në Shën Petersburg, i cili ka nënshtetësi franceze dhe të Emirateve të Bashkuara u arrestuar së fundmi në Francë, si i akuzuar për lejimin e aktivitetit kriminal në Telegram.
Ai mendohet të jetë futur në kurth nga Julia Vavilova, 24 vjeçe e cila ishte e dashura e Pavel Durov.
Vajza bionde që zbriti me të në pistën e avionit provat në Paris, është një specialist e kriptomonedhave, në bio-n e saj në Instagram, ajo shkruan se është e apasionuar pas lojërave dhe gjuhëve të huaja. Flet anglisht, rusisht, spanjisht, arabisht.
Pavel dhe Julia kanë postuar shpesh foto nga pushimet e tyre dhe të dy shfaqen në të njëjtat vende turistike, në të njëjtën kohë. Ndaj duket se kanë qenë një çift prej disa kohësh.
Mirëponga ana e autoriteteve nuk është ngritur asnjë akuzë kundër Vavilova dhe ka qenë pikëtisht kjo gjëqë ka ngritur dyshimet për rolin e bukuroshes në arrestimin e Durov.
Tashmë 39-vjeçari që njihet për veshjet e tij të errëta e kryesisht të zeza është liruar në këmbim të një garancie pasurore prej 5.5 milionë eurosh dhe po vijon të hetohet në gjendje të lirë, por ajo që kangritur botën në këmbë është një pikëpyetje shumë e madhe, ‘fjala e lirë’.
Platforma “Telegram” ka gjetur një përdorim të gjerë edhe në Shqipëri vitet e fundit. Kryesisht përdoruesit janë persona që shkëmbejnë informacione që nuk duan të gjurmohen, shpërndarësit e drogës, grupet kriminale apo edhe grupe që shpërndajnë materiale pornografike.
ZËRI ka ndjekur me përparësi hapjen dhe mbylljen e grupeve që kishin në thelb denigrimin e vajzave shqiptare që jetoninnë Shqipëri apo Kosovë, përmes shpërndarjes së materialeve të tyre, fotove e videove intime. Nuk mungonin as video me djem e vajza të mitura, që fillimisht kërcënonin për të mbajtur një lidhje intime dhe nëse nuk pranonin, kërcënuesi ua dërgonte pamjet në grupet e hapura në Telegram. Pjesë të këtyre skandaleve janë bërë dhe persona VIP, tëcilëve përmes aplikacioneve të ndryshme u janë modifikuar fotot që më pas kanë qarkulluar në Telegram.

Këto raste, ZËRI i ka raportuar dhe në Policinë e Shtetit, por siç duket në vendin tonë, krimi kibernetik ka mangësi të mëdha në ndjekjen e këtyre çështjeve, por pengesa më e madhe është bërë vetë Telegram.
Pavel Durov nuk jep asnjë informacion mbi të dhënat e një përdoruesi që mund të jetë kriminelapo pedofil, që mund të bëjë që autoritetet ta vendosin para drejtësisë. Duke u mbrojtur me klauzolën e privatësisë, në mënyrë të drejtpëdrejtë Telegram bëhet pengesë për autoritetet, jovetëm në Shqipëri, por edhe në Rusi e Ukrainë ku ky aplikacion është kthyer në një mjet kryesor për përhapjen e dizinformatave dhe propagandës.
Ato që për Durov janë koenfidenciale, për autoritetet e vendeve janë të dhëna thelbësore që u shërbejnë hetimeve për vrasje, sulme terroriste apo pedofili.
Tani, kushdo me një telefoni inteligjent mund të bëjë një porosi për amfetamina, hashash dhe substanca të tjera të paligjshme.
‘Zemra’ e të gjithave është Telegrami.
“Absolutisht gjithçka bëhet përmes Telegramit: të gjitha dyqanet, platformat dhe bisedat bazohen atje,” shpjegoi Dina, një korriere e re në të njëzetat e hershme. “Është i përshtatshëm dhe konfidencial.”
“Jam i indinjuar nga arrestimi i Pavel Durov,”- tha politikani social-demokrat rus Nikolai Kavkazsky për Al Jazeera. “Pavel po përpiqet të krijojë një platformë pa censurë. Sigurisht që jo gjithmonë ia del, por nga platformat që njoh tani, është nga më të lirat.
“Në Rusi, kjo është ndoshta e vetmja platformë e madhe ku njerëzit mund të përcjellin pikëpamjet e tyre opozitare, pro paqes në një audiencë të gjerë, pa pasur nevojë të anashkalojnë forma të ndryshme bllokimi,” tha Kavkazsky. “Platformat ruse si VK, e cila tani kontrollohet nga oligarkët pro-Putin, mund të censurojnë, ndalojnë ose kufizojnë një përmbajtje të tillë,”- tha ai.
Telegrami u ndalua në Rusi në vitin 2018 mes një përplasjeje midis Durov dhe Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), i cili kërkonte që aplikacioni të dhëna për të monitoruar ata që i përshkroi si “terroristë”. Durov refuzoi publikisht, por ndalimi u hoq dy vjet më vonë kur në dukje u arrit një kompromis, duke lejuar që numrat e telefonit dhe adresat IP të të dyshuarve të ndaheshin me autoritetet, por jo që të kishin akses në mesazhet e tyre ose enkriptimin.
“Ne nuk e lejojmë shtetin të vendosë kamera në shtëpitë tona për të parandaluar një krim, ndaj pse duhet të braktisim privatësinë tonë për të lehtësuar punën e zbatimit të ligjit?”- tha Artem Kozlyuk, bashkëthemelues i organizatës ruse të të drejtave dixhitale Roskomsvoboda.
“Nuk mund të fajësosh shërbimin për faktin se dikush do ta përdorë atë për veprimtari kriminale. Një thikë mund të përdoret për të prerë perime ose për të vrarë, por ne nuk e ndalojmë shpërndarjen e thikave shtëpiake,”- shtoi ai.
Megjithatë, që nga viti 2020, disa kritikë të Kremlinit i janë qasur platformës me skepticizëm. Për shembull, shërbimet e sigurisë dukej se kishin akses në të dhënat e aktivistëve gjatë protestave në fillim të këtij viti në rajonin qendror rus të Bashkortostanit. Disa në opozitën ruse dyshojnë se, megjithë angazhimin e deklaruar të Telegramit për privatësinë, autoritetet janë në gjendje të lexojnë bisedat e tyre, qoftë përmes të metave të sigurisë ose një marrëveshjeje sekrete të arritur me qeverinë ruse.
“Telegrami nuk përdor enkriptimin nga skaji në fund (E2EE) – një mjet që siguron që vetëm dërguesi dhe marrësi(ët) e synuar mund ta shohin mesazhin – në të gjitha bisedat e tij si parazgjedhje”, shpjegoi Natalia Krapiva, avokate e lartë e teknologjisë, këshilltare në organizatën ndërkombëtare të të drejtave dixhitale Access Now.
Megjithëse Access Now është i shqetësuar për ndalimin e Durov, ai gjithashtu ka nxjerrë në pah të metat në dizajnin e Telegram dhe mungesën e mbikëqyrjes.
“Njerëzit duhet të zgjedhin manualisht për të përdorur ‘bisedat sekrete’ të E2EE, të cilat janë të kufizuara në dy përdorues, që do të thotë se bisedat në grup nuk janë kurrë të koduara. Dështimi i Telegram për të zbatuar enkriptimin i ka bërë njerëzit që përdorin platformën dhe të dhënat e tyre të hakerët dhe qeveria.”
“Ashtu si çdo shërbim tjetër i internetit – Facebook, Google – Telegram pranon kërkesat e qeverisë dhe i plotëson ato pjesërisht”, shtoi Kozlyuk. “Nëse shfaqet diçka si [bashkëpunimi me FSB], do të diskreditojë shumë Durovin dhe reputacionin e tij. Askush tjetër nuk do të përdorte shërbimet e tij. Dhe histori të tilla të ndjeshme kanë një tendencë të rrjedhin, herët a vonë.”
Figura të lidhura me Kremlinin, si ish-presidenti i ashpër, Dmitry Medvedev, dhe të ashtuquajturit Z-Bloggers militaristë e kanë përdorur atë për të përforcuar fitoret ruse, ndërsa përçmojnë Ukrainën dhe mbështetësit e saj perëndimorë.
Të shqetësuar për dezinformimin, ligjvënësit ukrainas e kanë konsideruar ndalimin e aplikacionit, por miliona përdorues ukrainas të aplikacionit e kanë dëshmuar se është jopraktike pasi është një nga mënyrat më të shpejta për të përcjellë paralajmërimet në lidhje me sulmet ajrore në hyrje, dhe pothuajse çdo zyrtar publik përdor Telegramin, duke përfshirë edhe vetë presidentin Volodymyr Zelenskyy.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka këmbëngulur se akuzat kundër Durov nuk janë të motivuara politikisht, por analistët thonë se arrestimi i sipërmarrësit ka të ngjarë të shihet nga shumë njerëz si i lidhur me gjeopolitikën më të madhe të kohës.
“Autoritetet gjyqësore franceze do të jenë shumë të kujdesshme që të mos i cilësojnë procedurat në vazhdim me Pavel Durov dhe Telegram si një çështje e fjalës së lirë”, tha shkencëtari politik Aleksandar Djokic për Al Jazeera. “Jashtë gjyqësorit, megjithatë, arrestimi i Durov do të shihet edhe nga një lente politike”.
Mbivendosja me debatin e fjalës së lirë, tha ai, është “këndi i Luftës së Ftohtë” veçanërisht, çështja nëse një Telegram i pacensuruar u shërben interesave ruse.
“Është e moderuar në një nivel shumë të ulët, ndërkohë që po përdoret si nga qarqet zyrtare ruse dhe mediat e tyre, ashtu edhe nga opozita ruse dhe pala ukrainase,” theksoi Gjokiç.
Si ata të afërt me Kremlinin, ashtu edhe opozita ruse – përfshirë aleatët e liderit të ndjerë të opozitës Alexey Navalny – e kanë kritikuar arrestimin.
Durov ka arritur kështu të bëjë bashkë dy pole të kundërta, Rusinë dhe Ukrainën.
Në disa fusha, Pavel portretizohet si një luftëtar i patrembur për fjalën e lirë dhe kundër autoriteteve të zellshme shtetërore. Ndërkohë, kritikët e Durov thonë se idealizmi i tij publik maskon një model biznesi oportunist që lejon Telegram të përfitojë nga më e keqja që ka për të ofruar interneti, duke përfshirë materialin e abuzimit seksual të fëmijëve.
Por të tjerë nuk mendojnë kështu. Ata që nuk e kanë të nevojshme shpërndarjen e propagandës, ata që nuk duan të gjejnë një mënyrë që të ushtrojnë një vperimtari të paligjshme,që nuk janë të përfshirë në asnjë rrjet pedofilësh, tregtarësh droge, prostitucioni apo terroristësh, nuk mendojnë se liria e fjalës është ideologjia e tij.
Ata që punojnë 09:00-17:00, që maten kur postojnë foto me fëmijët e tyre duke shmangur pikërisht ekspozimin ndaj botës së errët të internetit, sigurisht që nuk e shohin si ideologji të fjalës së lirë, por si një ‘mbrojtje’ dhe një aplikacion tërheqës vetëm për grupet terroriste, organizatat kriminale dhe grabitqarët seksualë, të cilët e përdorin atë si një qendër për të ndarë dhe konsumuar pornografi jokonsensuale, nudo “deepfake” të AI dhe imazhe dhe video të paligjshme seksuale të të miturve të shfrytëzuar.
Por, a e donimojnë këta botën?
Sigurisht që jo dhe ky është një çmim që nuk kanë pse ta paguajnë fëmijët tanë sot dhe nesër.
Pavel Durov e bleu lirinë e tij, por nuk do të arrijë dot të blejë një të ardhme të sigurtë për ata që nuk e shohin prodhimin e mendjes së tij si një domosdoshmëri të jetës së përditshme.
Si i tillë, Telegram është bërë një strehë për fjalime të rrezikshme ose ndryshe të pakëndshme. Por togfjalëshi “fjalimi i rrezikshëm dhe i kundërshtueshëm” shpesh përkufizohet vetëm nga normat e ndryshueshme shoqërore ose tekat e atyre që janë në pushtet. Pra, duket se aplikacioni ka lulëzuar përmes një modeli për të sfiduar në mënyrë të qëndrueshme kompanitë kryesore të mediave sociale gjatë rrugës duke përqafuar kontradiktat. Dhe kjo gjë synon vetëm suksesin e këtij aplikacioni që është vetëshpallur ‘strehë e fjalës së lirë’, por në fakt është vetëm një ‘vatër për kriminelët’./ZËRI/
Burimi