Të vëllait iu bë sot atentat, kush është Dritan Syziu! Vrau efektivin Gjon Paçuku dhe plagosi 3 të tjerë (NGJARJA)
Dritan Syziu
MIRDITË- Dritan Syziu (Ndoj) është në listën e 50 personave më të kërkuar nga Policia shqiptare si autor i vrasjes së efektivit të Policisë, Gjon Paçuku në Mirditë. Ngjarje e ndodhur më 28 Qershor të vitit 2000. Por ngjarjen nuk e kreu i vetëm, pasi ishte bashkë me Nikollë Syziun, Bardhok Syziun, Tonin Gjokën e Arjan Reçin.
Si ndodhi ngjarja
Mëngjesin e 28 Qershorit të vitit 2000, Dritan Syziu (Ndoj) së bashku me Nikollë Syziun, Bardhok Syziun, Tonin Gjokën e Arjan Reçin vendosën që të grabisnin disa pjesë këmbimi për makina të një parkingu pranë ish-SMT-së së qytetit. Por jo gjithçka shkoi sipas planit, pasi ata u pikasën nga roja i objektit, i cili lajmëroi dhe Policinë.
Kjo e fundit mbërriti në vendin e ngjarjes, fillmisht duke menduar se kishin të bënin me një vjedhje të rëndomtë, por me të mbërritur atje u përballen me autorët, të cilët ishin të armatosur rëndë. Pasi iu kanë bërë thirrje që të dorëzoheshin, Dritan Syziu dhe të tjerë kanë hapur zjarr duke lënë të vdekur efektiv Gjon Paçuku dhe të plagosur tre efektivë të tjerë, Nikollë Marku, Bardhosh Jaku e Ndue Çupi./ZËRI
Burimi