Të penduar/ Esmerald Balla pranon vrasjen e të atit: S’ka kthim pas! Shoku i tij: Unë nuk kam bërë asgjë
Edison Brahaj dhe Esmerald Balla
DURRËS-Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Esmerald Ballës, i cili vrau të atin Enver Balla dhe bashkëpunëtorit të tij Edison Brahaj. Esmeraldi ka pranuar krimin duke u shprehur i penduar, teksa deklaroi se gjithçka ndodhi për vetëmbrojtje.
“E kam bërë në kushtet e vetembrojtjes e nuk ka kthim mbrapa”-u shpreh Esmerald Balla.
Ndërkohë Edison Brahaj i akuzuar si bashkëpunëtor në krim, pasi ndihmoi në trasportimin e fshehjen e trupit në pus, u shpreh para gjyqtarëve se ai nuk dinte asgjë për vrasjen, dhe se ditën e ngjarjes Esmeraldi i kishte dhënë 2 milionë lekë.
“Unë s’kam bërë asgjë, më ka thënë çojë qumshtin me makinën time dhe më ka marr Esmeraldi në telefon. Më kanë rrahur policët brenda dhe më kanë ndalur fryëmarrjen, sepse jam me astmë. Atë ditë të ngjarjes më ka dhënë Esmeraldi 200 mijë lekë të vjetra,’-është shprehur shoku i tij.
Edison Brahaj është shoku i ngushtë i Esmerald Ballës, i cili dyshohet se ka ndihmuar në transportimin e trupit të Enver Ballës drejt pusit, ndërkohë që në banesën e tij është gjetur një shumë parash. Ngjarja e rëndë në Shënavlash u zbulua pak ditë më parë. Djali, 30-vjeç, vrau babanë pasi e akuzonte se kishte vjedhur para nga kasaforta që mbanin në shtëpi, ku kishin grumbulluar 75 milionë lekë të vjetra./ZËRI
Burimi