
‘Të pathënat’ nga diaspora/ 8-16 prill emigrantët marrin zarfin, Celibashi i papërgatitur: Fleta e votimit shumë e madhe
Ilirjan Celibashi
TIRANË-Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka mbajtur një konferencë me gazetarët, pas përfundimit të shqyrimit të kërkesave nga votuesit jashtë territorit shqiptar. Janë 245, 975 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që janë regjistruar për të pasur mundësinë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.
Sa i përket 48 mijë kërkesave të refuzuara, kreu i KQZ u shpreh se të gjithë ata që u është refuzuar kërkesa nga KQZ mund të ankohen në gjykatën e Tiranës jo më vonë se data 11 prill. Nga momenti i refuziumit deri më 11 prill mund të paraqesin ankesë një platformë online.
“Në këtë periudhë nga 9-12 mars vetëm ata që janë regjistruar kanë të drejtë të kërkojnë të bëjnë ndryshime që lidhen me adresën dhe vetëm me adresën. Dy ditëshi është për ata që janë të regjistruar dhe u është miratuar, ata që kanë marrë refuzim nuk mund të bëhet asgjë dhe kjo është e qartë si në kodin zgjedhor ashtu edhe në akte. Të gjithë ata që u është refuzuar kërkesa nga KQZ mund të ankohen në gjykatën e Tiranës jo më vonë se data 11 prill. Nga momenti i refuziumit deri më 11 prill mund të paraqesin ankesë një platformë online.
Çfarë nuk u tha nga procesi i regjistrimit të diasporës
Ai ka sqaruar se aplikimi i parë ka ardhur nga një shtetas nga Gjermani 11 janar 00:08 pas mesnate nga nisja e procesit. Ndërsa aplikimi nga shtetasi me moshën më të madhe ka ardhur nga Gjermania dhe ishte 98 vjeç, i ditëlindjes 1927. Po ashtu kreu i KQZ-së ka treguar se një person arriti të regjistrohej pasi aplikoi plot 25 herë.
“Kemi dy të dhëna interesante, aplikimi i parë është bërë nga një shtetas nga Gjermani e ka bërë aplikimin në 11 janar në orën 00:08. E kishte bërë shumë mirë aplikimin. Shtetasi me moshën më të madhe është një shtetas nga Gjermani dhe ky 98-vjeç, i datëlindjes 1927 dhe nëse nuk gaboj ia ka dalë herën e parë që të regjistrohet. Është një shtetas që ka aplikuar 25 herë në platformë. Numri më i lartë i kërkesave të miratuara është nga Italia me 91 223, e ndjekur nga Greqi me 68 223, Gjermania me 25 499 si dhe nga SHBA me 20 653 e Britania e Madhe 17 227”, ka bërë me dije ai.
Kostoja e votës së diasporës
Celibashi foli dhe për koston se votës së diasporës. Ai tha se kosto e shtuar e votimit nga jashtë është rreth diku 7.5 mln euro. Ai theksoi se është shtuar proporcionalisht numri i votuesve nga jashtë nga ajo që është parashikuar 100 mijë.
“Kosto e shtuar e votimit nga jashtë është rreth diku 7.5 mln euro, është shtuar proporcionalisht numri i votuesve nga jashtë nga ajo që kemi parashikuar 100 mijë. Nuk mund të asistohet votuesi gjatë momentit të votimit. Edhe në rastin e votimit brenda vendit është e ndaluar. Nëse ndodh është vepër penale. Nuk mund të asistohet nga të tretë”, tha Celibashi.
Faza e dërgimit të fletës së votimit
Ai ka sqaruar se faza e dërgimit të fletëve të votimit pritet të ketë përfunduar deri më 16 prill, ndërsa u ndal edhe tek përzgjedhja e operatorit që do të përzgjidhet për të kryer transportin e fletës së votimi. Do jetë falas si dërgimi dhe kthimi i postës.
“Do të shohim si shkon procesi i regjistrimit e miratimit të listave shumëemërore. Nëse ky proces shkon normalisht ne midis fundit të javës së parë të prillit dhe javën e dytë të prillit do të dërgojmë fletët e votimit dhe dokumentacionin zgjedhor për votuesit nga jashtë. Pra synojmë që mes datës 8- 11 prill të përfundojmë procesin e dërgimit të fletëve të votimit nga jashtë. Në këtë mënyrë votuesit kanë kohë për të plotësuar dhe kthyer mbrapsht në KQZ. Deri në fund të javës tjetër do të kemi përfunduar procedurat që lidhen me operatorin e shërbimit postar. Do të përzgjedhim një prej operatorëve të njohur ndërkombëtarë e do të kërkojmë që dërgimi dhe kthimi i fletës së votimit të jetë ekspres dhe I gjurmueshëm. Kemi pasur kontakte me të gjithë pas përjashtim, dhe postën shqiptare për të kuptuar nga pikëpamja teknike si funksionon. Do të ftojmë ato brenda ndërkombëtare që janë të mirënjohura për shërbimin postar e do të përjashtojmë Postën shqiptare, se vetë ligji e ka përjashtuar,’-tha kreu i KQZ.
Fleta e votimit
Ilirjan Celibashi tha se fleta është shumë e madhe dhe nuk janë të përgatitur se çfarë masash do të marrin nëse 25 subjektet e regjistruara do sjellin emrat e kandidatëve. Përmasa e madhe e fletës së votimit shkakton edhe probleme edhe për dërgimin e saj me postë tek të gjithë emigrantët që janë regjistruar për të votuar. Pagesa për votën e diasporës do të mbulohet nga buxheti i shtetit me një kosto 50 euro vajtje-ardhje.
‘Fleta siç e kemi prezantuar është shumë e madhe. Vështirësi për organizimin dhe menaxhimin. Nuk di të them si do t’ia bëjmë nëse të 25 subjektet ia dalin të sjellin kandidatë. Nuk jemi përgatitur për këtë skenar”, tha Celibashi.
Lista e subjekteve të regjistruara për zgjedhjet e 11 majit
Koalicione1. Koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 2. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” 3. Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”
Partitë
-Partia Socialiste -Partia Social Demokrate -Partia Mundësia -Partia “Lëvizja Bashkë” -Partia “Koalicioni Euroatlantik”
-“Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”;- “Partia Unitetit Kombëtar”; -Partia Lëvizja “Atdheu”;-Partia “Drejtësia Shoqërore”;-“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”;-“Partia Komuniste e Shqipërisë”; -“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”; – Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”; -Partia “Fronti i Majtë”;-Partia “Aleanca Demokracia e Re”;-“Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”;-Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”;-Partia “Ardhmërija Shqiptare”;-Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”;-Partia “Partia Aleanca Socialiste Shqipëtare”; -Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”;
Ndërkohë Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet ka miratuar fondin vjetor për partitë, përkatësisht 345,6 mln lekë për 11 subjekte politike. Më 7 mars është afati për regjistrimin e koalicioneve ndërsa 12 mars dorëzohen kandidatët./ZËRI
Burimi