Të paguhesh pa bërë punën, 6 deputetët që morrën rrogë pa e hapur zërin e gojës në Kuvend
deputetët
TIRANË- Instituti i Studimeve Politike ka bërë një bilanc të sesionit të fundit parlamentar, ku janë renditur dhe deputetët që janë paguar më shumë apo më pak.
Por mes tyre janë zbuluar dhe gjashtë deputetë, të cilët janë paguar edhe pse nuk kanë pasur asnjë angazhim personal në komisionet e Kuvendit dhe as në seancat plenare. Bëhet fjalë për deputetin Agron Çela i PS, Gledis Çeliku i PSD, Gertjan Deda i PSD, Niko Kuri PS/MEGA, Shkelqim Bullari i PS dhe Tatiana Piro e PS. Të gjashtë deputetët kanë marrë po njëlloj pagën mbi 3 milionë lekë të vjetra në muaj.
“Nga të dhënat monitoruese janë gjashtë deputetësh që nuk kanë arritur të lënë “gjurmë parlamentare” në sesionin e fundit parlamentar, duke mos pasur asnjë angazhim personal në komisionet e Kuvendit dhe as në seancat plenare. Nuk është vetëm çështje statistikore (0 fjalime), por është shumë më komplekse, ata nuk kanë iniciuar asgjë, nuk kanë bërë asnjë propozim, nuk kanë folur për asgjë dhe nuk kanë ushtruar kështu pjesën më të madhe të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore parlamentare”, thuhet ne raportin e Institutit për Studimet Politike.
TABELA
/ZËRI
kuvendi
dep 355×450
Burimi