Të gjithë fajtorë për masakrën e Bradasheshit, çfarë deklaruan para hetuesve Talo Çela me shokë

Të gjithë fajtorë për masakrën e Bradasheshit, çfarë deklaruan para hetuesve Talo Çela me shokë

Talo Çela, Hajdar Bako dhe Mikael Qosja

ELBASAN- Në dosjen e siguruar nga ZËRI, Nga hetimet e SPAK rezulton se autorët të masakrës së Bradasheshit, ku u u vranë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay, është kryer nga Franc Gargely alias Franc Çopja dhe Franc Copja, në rolin financuesit dhe porositësit. Mikael Qosja alias Kel Kamami dyshohet të ketë patur rolin e organizatorit në ngjarje, Talo Cela ka parur rolin e organizatorit të grupit të tij të vrasësve me pagesë dhe ka qenë shofer i automjetit në momentin e krimit. Por edhe pse të gjithë të akuzuar në dëshmitë e tyre pas vrasjes së trefishtë, asnjëri prej tyre nuk kishte djeni.
I pari ka qenë Talo Çela, i cili ka deklaruar se pikërisht natën e vrasjes kamerat e banesës së tij nuk kanë punuar, dhe për ngjarjen e ka marrë vesh në mëngjes teksa pinte kafen në lokal.
Më datë 30.12.2018 është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni edhe Talo Çela. Ky i fundit ka deklaruar se gjatë kohës së ngjarjes ka qenë brenda në banesën e tij dhe ditën tjetër në mëngjes ka dëgjuar në lokal në lidhje me ngjarjen. Ky shtetas sqaron se kamerat e vendosura në banesën e tij në rrugën e vjetër për në Bradashesh nuk kanë qenë aktive ditën e ngjarjes, edhe nëse do të ishin ato kanë fushëpamje vetëm për brenda oborrit dhe jo jashtë. Me viktimën Endrit Alibej ka njohje për faktin se njeh Donin, djalën e tyre, i cili është me origjinë nga Peqini.
Më pas është marrë në pyetje Hajdar Bako, më datë 18.01.2019. Ai është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale Hajdar Bako. Ky shtetas është pyetur si person për të cilin është informuar në rrugë operative për një konflikt të mbrehtë me viktimën Endrit Alibej dhe vëllain  e tij, Erion Alibej.
Hajdar Bako ka deklaruar se e njeh viktimën Endrit Alibej pasi ka pasur lidhje shoqërore me vëllanë e tij Erion Alibej. Për viktimën Endrit Alibej është shprehur se kishte shumë kohë që nuk e kishte parë pasi jetonte jashtë, ndërsa, vëllanë e tij Erionin kishte që në verë që nuk e kishte parë pasi dhe deklaruesi nuk jetonte në Shqipëri. Lidhur me ditën e ngjarjes deklaruesi sqaron se i ka ndërruar jetë babai i tij dhe një shoku i tij i quajtur Mikael Qosja, që i ka thënë se kishte takur Erion Alibejn dhe Erioni i kishte thënë Mikalit që do t’i shkoj për ngushëllim Hajdarit por atë ditë që ka ndodhur ngjarja dhe Erioni nuk ka shkuar, por më pas i ka shkuar daja i tyre, Doni (Qani Alibej). Deklaruesi nuk ka dijeni në lidhje me konflikte të viktimës por ka dijeni për ditën e dasmës që kishte lënë Doni.
Më datë 15.01.2019 është marrë në pyetje Mikael Qosja. Ky i fundit ka deklaruar se ka rreth një muaj që është kthyer nga Belgjika ku ka aplikuar për dokumente qëndrimi./ZËRI
Burimi