“Tani bënë dasëm, u kënaqëm!” E afërmja e familjes Balla: Jam shokuar, s’ka pasur konflikte
e afërmja e familjes Balla
DURRËS-E afërmja e familjes Balla në Shënavlash të Durrësit, në një prononcim për mediat, ka folur për ngjarjen e rëndë, ku djali vrau babanë. Kushërira tha se djali ka përhapur lajmin në fshat se babai ishte zhdukur. E afërmja deklaroi se autori, Esmerald Balla ka dy fëmijë dhe jetonte bashkë me të atin.
“Jemi shokuar nga ngjarja. Nuk ka qenë familje e shthurur. Tani e mësuam që Enverin e kanë vrarë. Dy djem të tjerë viktima i kishte jashtë vendit. Merreshin me bagëti. Djali hapi namin se ka humb babi. Tani bënë dasëm u kënaqëm, dy çuna i ka në itali, një është kthyer. Jam shokuar, s’ka pasur konflikte, s’kemi dëgjuar gjë. Enverit i vdiq gruaja, u martua sërish. Mori një grua shtëpiake. Autori ka dy fëmijë gruan e ka nga Kukësi, jetonin bashkë,’-u shpreh ajo.
Esmerald Balla ka vrarë të atin, Enver Ballën, ndërsa trupi i pajetë është gjetur i hedhur brenda në një pus. Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash./ZËRI
Burimi