“Synim, reforma në drejtësi”! Ambasadori i BE-së: Parlamenti të sigurojë pavarësi për anëtarët e rinj

“Synim, reforma në drejtësi”! Ambasadori i BE-së: Parlamenti të sigurojë pavarësi për anëtarët e rinj

Silvio Gonzato

TIRANË-Ambasadori i Shqipërisë për Bashkimin Evropian, Silvio Gonzato është shprehur se synimi kryesor është pakthyeshmëria në reformën e drejtësisë. Gonzato ishte pjesë e një seminari, “Drejtësia e përbashkët” e organizuar nga ‘Friends of Europe’, ku u mblodhën përfaqësues të OSHC nga Ballkani Perëndimor ku diskutuan reformat që duhen ndërmarrë në këtë fushë. 
Pas seminarit, përmes një postimi në platformën “X”, Silvio Gonzato i bëri thirrje Parlamentit se duhet t’i sigurojë anëtarëve të rinj të drejtësisë pavarësi dhe profesionalizëm për të përmbushur reformat në këtë drejtim.
Postimi i Gonzatos:
Pakthyeshmëria e reformës në drejtësi duhet të jetë synimi ynë. Për këtë duhen institucione të fuqishme gjyqësore të pavarura, ku shoqëria civile të luajë plotësisht rolin e saj. Rinovimi i anëtarësimit në këto institucione është kyç dhe Parlamenti duhet të sigurojë që anëtarët e rinj të japin garancitë e nevojshme përsa i përket pavarësisë dhe profesionalizmit.
 
Burimi