Sulmoi mjekët me dy shufra hekuri, 29-vjeçari shqiptar i bën rezistencë edhe Policisë

Sulmoi mjekët me dy shufra hekuri, 29-vjeçari shqiptar i bën rezistencë edhe Policisë

Foto ilustruese

ITALI- Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Reggio Emilia të Italisë, në via Montessori, pasi akuzohet për rezistencë ndaj policisë, dëmtim të rëndë të një mjeku, tentativë për grabitje dhe plagosje të personelit mjekësor. Ngjarja ndodhi pasi i riu, në një gjendje nervozizmi, sulmoi një mjek brenda një objekti, dëmtoi disa dyer dhe më pas iku drejt parkingut të jashtëm.
Në parkingun e Rems, me dy shufra hekuri, ai dëmtoi disa automjete dhe kërcënoi një mjeke, duke tentuar t’i vjedhë makinën. Kur karabinierët mbërritën, shqiptari reagoi ashpër, duke i detyruar ata të përdornin neutralizuesin elektrik për ta mobilizuar. Pas incidentit, i riu u qetësua dhe u dërgua në spitalin e Reggio Emilia për trajtim sipas mediave italiane.
Gjatë operacionit nuk pati të lënduar nga forcat e rendit, ndërsa mjeku i sulmuar u dërgua në urgjencën e Arcispedale Santa Maria Nuova për trajtim të nevojshëm./ ZËRI
Burimi