![Sulmi ndaj Trump dhe fitorja e Reganit pas atentatit të tij](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/sulmi-ndaj-trump-dhe-fitorja-e-reganit-pas-atentatit-te-tij_66941c492bfc9.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Sulmi ndaj Trump dhe fitorja e Reganit pas atentatit të tij
Donald Trump dhe Ronald Regan
SHBA- Shumë analistë politikë e shohin atentatin ndaj Donald Trump si një “biletë” për presidencën amerikane. Shumica beson se ngjarja dhe reagimi i tij do ta lartësojë atë në sytë e votuesve dhe do ta çojë drejt fitores. Në fakt, tashmë ka krahasime me Ronald Reagan, presidenti i fundit që i mbijetoi një atentati në 1981.
Atentati ndaj Ronald Reganit ndodhi të hënën, më 30 mars 1981, vetëm 69 ditë pasi ai mori detyrën si presidenti i 40-të i Shteteve të Bashkuara. Ronald Reagan sapo kishte mbaruar një fjalim në hotelin “Washington Hilton” kur u qëllua teksa po futej në limuzinën presidenciale.
Reagan u godit në gjoks dhe krah, të cilat i shkaktuan një mushkëri të shpuar dhe gjakderdhje të brendshme. Ai mori trajtim mjekësor dhe u kthye në detyrë brenda dy javësh.
Ngjarja, megjithatë, shtoi popullaritetin e Reganit, pasi sipas sondazheve të bëra pas atentatit, ai mori një vlerësim publik prej 73%. Në zgjedhjet e vitit 1984, ai u rizgjodh President, me një shumicë dërrmuese, më e madhja ndonjëherë në historinë e Shteteve të Bashkuara./ZËRI
Burimi