Sulmi ndaj Trump, “bëhet e gjallë” Melania: Jeta ime dhe e djalit po merrnin një kthesë të papritur
SHBA- Melania Trump “theu” heshtjen e saj pas atentatit ndaj bashkëshortit të saj, Donald Trump, në një tubim të fushatës në Pensilvani të shtunën.
Ish-zonja e parë e SHBA-së e përshkroi autorin si një “përbindësh” dhe e përshkroi momentin kur pa plumbin që goditi veshin e burrit të saj.
“Një përbindësh që e trajtoi burrin tim si një makinë politike çnjerëzore, u përpoq t’i rrëmbejë shpirtin Donaldit – buzëqeshjen, autenticitetin, dashurinë për muzikën dhe frymëzimin e tij”, vuri në dukje Melania në një postim në X.
“Kur pashë atë plumb të dhunshëm që goditi burrin tim, kuptova se jeta ime dhe e Baronit ishin gati të merrnin një kthesë tronditëse. Ndjehem mirënjohëse për njerëzit e Shërbimit Sekret që rrezikuan jetën e tyre për ta mbrojtur atë”, tha ajo.
“Të gjithë ju që derdhët lot në mbështetjen tonë, ju falënderoj. Gjithashtu përgëzoj të gjithë ata që shohin ndarjet politike. Faleminderit që kujtoni se çdo politikan është një burrë apo grua me një familje pas tij”, u shpreh Melania.
Burimi