‘S’të kam hak as hile’/ Të gjithë e drejtonin gishtin tek ai, Suel Çela iu afrua i pari Erion Alibejt: E ke nga Çopjat edhe Talo
Erion Alibej dhe Suel Çela
TIRANË- Pas masakrës së Bradasheshit, objektivi i Erion Alibejt ishte vetëm një; të gjente hasmin! Sipas rrëfimit të tij para prokurorëve të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, punën e ka pasur të vështirë. Në dëshminë e tij, Erion Alibej tregon se teksa kërkonte për vrasësit e të vëllait, të gjithë e drejtonin tek Suel Çela. Por ky i fundit ka qenë i pari që i është afruar për të mohuar të gjitha ato që Erioni kishte dëgjuar. Fillimisht kanë biseduar në “SkyECC’, ku Suel Çela i është betuar se nuk ka lidhje m e ngjarjen.
“Unë nuk të kam hak e hile. Bahu i fortë dhe ki durim se çdo gja ka për të dalë. Nuk e di sesa mund të zgjasë por çdo gjë ka për të dalë. Unë po mundohem që edhe unë të zbuloj. M’ke në mbështetje, m’ke në krah. Vetëm bë durim, nuk jam unë, nuk është Xhoni, nuk është askush në këto llafe që po flasinnga ana ime. Nqs ty të del një fjalë, vetëm një fjalë që e vërteton me fakt që është Xhoni, unë do ta sjelleme duart e mia teje dhe masakroje. Por që të jesh i qartë që në qoftë se të del Xhoni, Xhoni nuk bën asnji gja pa mu,”-sipas Erion Alibejt, këto kanë qenë fjalët e Çelës.
Më pas, rrëfen edhë njëherë takimin që ka zhvilluar me të në banesën e tij në Hagë. Atje Suel Çela i ka treguar se personat që fshiheshin pas vrasjes të së vëllait, xhaxhait dhe mikut turk ishin dy vëllezërit, Hajdar dhe Franc Çopja.
PJESË NGA RRËFIMI I ERION ALIBEJ:
Atë ditë që ndodhi ngjarja ka qenë edhe Franc Çopja, Hajdar Çopja, ky Elvis Çopja që ka qenë në momentin kur unë u përballa me Kelin, ishte në makinë me Kelin, kanë qenë çunat e Dine Çamit (Adedin Mamës), të cilët Qosja i kamdjem tezeje. Në të njëjtën ditë….edhe ky grup thonin: Ua ka bërë Çela, ju ka vrarë Kamber Mehja, por shiko se Sueli nuk ka njeri tjetër.Të njëjtën linjë sikurse grupi i Çapjave që thonin: Ju ka vra Suel Çela, asnjë tjetër nuk e bëntë këtë tragjedi përveç atyre, se s’ka aryse përse…Gjatë kësaj periudhe unë komunikova me Suelin me një telefon të kriptuar që ma ka sjellë një njeriu i tij. Fjalët e Suelit kanë qenë këto: Unë nuk të kam hak e hile.Bahu i fortë dhe ki durim se çdo gja ka për të dalë. Nuk e di sesa mund të zgjasë por çdo gjë ka për të dalë. Unë po mundohem që edhe unë të zbuloj. M’ke në mbështetje, m’ke në krah. Vetëm bë durim, nuk jam unë, nuk është Xhoni, nuk është askush në këto llafe që po flasinnga ana ime. Nqs ty të del një fjalë, vetëm një fjalë që e vërteton me fakt që është Xhoni, unë do ta sjelleme duart e mia teje dhe masakroje. Por që të jesh i qartë që në qoftë se të del Xhoni, Xhoni nuk bën asnji gja pa mu, këto kanë qenë fjalët e Suelit. I them unë…fjalët e mia kanë qenë vetëm që “kush mund të jetë tjetër?”. Këtë nuk e di tha, por ki durim se do të dalë dhe i kam dhënë telefonin atij djalit që më erdhi dhe i kam thënë ‘merre se nuk kam çfarë të flas më me të’. Për një periudhë të gjatë jam interesuar vetë personalisht me lidhjet e mia shoqërore por edhe më shoqërinë e Endritit si edhe familjarët e mi për të gjetur informacione për personat e atentatit ndaj Endritit dhe familjarët e mi, për të gjetur informacion për personat e atentatit ndaj Endritit dhe familjarëve të mi.Ishte një kohë që flitej se atentatin e kanë bërë vëllezërit Çopja. Në këtë kohë kam vajtur në Holandë dhe kam takuar Suel Çelën, periudha nuk më kujtohet saktësisht. Për këtë kam bajgtur në Holandë dhe kam takaur Suel Çelën, periudha nuk më kujtohet saktësisht. Për këtë takim më ka ndihmuar një shok i Endritit. Në Holandë unë kam qëndruar në Rotterdam, kurse Sueli ishte në Den Haag (Hagë). E takoj Suel Çelën në shtëpinë e tij në hagë. U ulëm në tavolinë, filloi të diskutojë dhe më thotë që ta kanë bërë Franc Çopja me Talon. Franci me Talon, me Kelin, kaq më përmend. Më përpara ngjarjes unë Talo Çelën nuk e kisha dëgju në jetën time. Ta them edhe Endriti s’ka pas dëgju kurrë për Talon. E njihte gjithë qyteti se kush ishte dhe çfarë ishte. Ne nuk e njihnim. “Ta kanë bërë këta më tha”, edhe unë i thashë “arsyeja pse ma kanë bërë këta?”. Më tha ‘flitet për 50 kg që kanë humb në Angli dhe sikur ia keni marrë ju. 50 kg drohe. Du të theksoj që më përpara i kisha dëgju edhe unë për këto 50 kilet. I thashë Suelit ‘po mirë i thashë ti si mendon? Kjo qëndron?’ dhe i them që ‘të betohem se nuk kalidhje fare. Po të flas dhe po të them që nuk ekziston. Ti na njeh se kush jemi, si jemi, qysh jemi, jena rrit bashkë. ja dimë njëri-tjetrit, ku je ti, ku jam unë, si je ti, si jam unë’. Në atë moment që ishte kshu (ulur) ngrehet dhemë thotë ‘Të betohem për Marion, kur ka dalë fjala, unë kam mendu që juve ia keni bërë dhe kamthënë ‘mirë ia keni bërë atyre pisave’. I thashë “po Çapjat? Më kanë ardh…kshu…kshu…kshu më kanë thënë siç ua përmenda edhe më përpara. Më qeshi, më tha ‘normalisht që ato do thojnë do flasin Sueli…Sueli, se ashtu u intereson por që të kenë gisht Çapjat me ty, me Endritin, unë se besoj se ato mesa di unë nuk kanë lidhje me Francin, me Darin. Unë se besoj’./ZËRI
Burimi