Sot vendoset “fati”! Fredi Beleri del nga burgu, mbërrin në KQZ
Fredi Beleri
TIRANË- Fredi Beleri ka lënë qelinë e burgut, të paktën për disa orë, vetëm për të marrë pjesë në seancën që do të zhvillohet për mandatin e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi u mor ditën e djeshme dhe u zbatua menjëherë sot, duke bërë që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës të linte qelinë. I veshur me kostum për të respektuar institucionin dhe mbledhjen, Beleri u shoqërua në masa të rrepta sigurie dhe pritet që sot të bëjë mbrojtjen e tij për të mbajtur mandatin edhe pse në burg.
Fredi Beleri
Në të kundërt, në Himarë do të ketë zgjedhje të parakohëshme.
MOMENTI ME VIDEO:
Mandati i Belerit po diskutohet pasi vetëm pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Përfundimisht, Beleri do të duhet të vuajë 2 vite heqje lirie, edhe pse aktualisht është zgjedhur edhe si eurodeputet në Parlamentin Europian nën logon e partisë “Neodemokracia”, e drejtuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis. I zgjedhur nga votat e qytetarëve kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është arrestuar që më datë 12 maj 2023. Ai akuzohej për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”. Banorë të Himarës kanë thënë se atyre iu janë premtuar para, në këmbim të votës. Ai u prangos 48 orë para zgjedhjeve lokale të 14 majit./ZËRI
ipiccy image 2024 07 05t102052493
fghgjpg
Burimi