Skenë si në filma/ Momenti i përplasjes mes dy fiseve me ndikim në Kosovë, një viktim dhe disa të plagosur
Pamje nga vendngjarja
PRISHTINË- Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur dy fiset përplasen me armë zjarri në Prishtinë. Sipas videos së mëposhtme skena duket si në filma. Sipas mediave të Kosovës, raportohet se nga të shtënat ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur 5 të tjerë.
Mësohet se në këtë përplasje janë përfshirë dy familje Sekiraqët dhe Capat të cilët kanë pasur konflikte edhe më herët, ku këtyre të fundit u ishte plagosur një anëtar disa muaj më parë.
I vrarë mësohet se ka mbetur Premtim Gashi nga grupi i Capave. Po ashtu bëhet e ditur se ai ishte anëtar me shumë ndikim brenda grupit dhe s’kishte shumë kohë që ishte liruar nga burgu.
Nga familja Sekiraqa, mbeti i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, Salih Sekiraqa, 47-vjeçar.
Bashkë me Sekiraqën, nga arma e zjarrit u plagosën edhe Korab Gashi (vëllai i Premtimit), Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar).
Në gjëndje më të rëndë shëndetësore janë Llumnica dhe Ademi. /ZËRI
Burimi