(SKEMA) Shtireshin si vajza dhe linin takime intime, si tre të rinjtë shtantazhonin persona të ndryshëm
Foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i 3 të rinjve në mëngjes nga Policia e Tiranës. Mësohet se Lulzim Kërçiku, 20 vjeç, dhe dy adoleshentet e tjerë të moshës 17 dhe 16 vjeç, krijonin profile fallso dhe linin takime për të kryer marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm, duke u hequr si vajza.
Para takimeve, ata kërkonin materiale intime nga këta persona dhe pasi i siguronin ato, i shantazhonin duke kërkuar deri në 1000 euro për mospublikimin e tyre.
Policia, po ashtu bëri me dije se gjatë hetimeve të kryera janë dokumentuar 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale, me autorë të dyshuar 3 të ndaluarit.
Të rinjtë operonin në zonën e “Xhamllikut”, ndërsa autorët janë Lulzim Kërçiku, 20 vjeç dhe 2 të mitur, 16 dhe 17 vjeç. Ata u arrestuan nga policia e Tiranës këtë mëngjes. /ZËRI
Burimi