Skema për të përvetësuar “Audin” luksoz! Beshiri rekrutoi turkun për 10 mijë euro, roli i Elvis Kosovës
Elvis Kosova
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me skemën e mashtrimit, për përvetësimin e një mjeti audi luksoz, me vlerë rreth 200 mijë euro, ku në pranga kanë rënë Elvis Kosova, dhe shtetasin turk Yucehan Er, ndërkohë që një tjetër person është shpallur në kërkim. WebLajm ka zbuluar si ka ndodhur dinamika e ngjarjes që çoi edhe në arrestimin e tyre.
I arrestuari Elvis Kosova ka bashkëpunuar me një turko-gjerman, ku ky i fundit ka marrë një automjet luksoz dhe pasi ia ka dorëzuar Kosovës, bëri kallëzim të rremë se automjetin ia vodhën në afërsi të një hoteli luksoz në Tiranë. Kompania gjermane ka dhënë lokacionin e automjetit dhe ai ka shkuar tek recepsioni i hotelit ku u ka kërkuar të njoftonin policinë. Ka shkuar një patrullë policie dhe ai është ngjitur lart në dhomë për të marrë çelësat, ku ka parë se kishte vetëm pjesën metalike të çelësit, ndërsa pjesa plastike dhe elektronike mungonte.
Policia është vënë në ndjekje të rastit dhe mjeti është gjetur në fshatin Prush, pranë banesës së shtetasit Flamur Hima, i cili u ka thënë se mjetin e kishte sjellë djali i tij Justi Hima me pronarin e punës së tij shtetasin, Elvis Kosova. Sipas tij, mjetin e kanë sjellë me karrotrec dhe ai nuk i ka pyetur, pasi ka menduar se mjeti i përket Elvisit. Gjithashtu pranë banesës së tij është gjetur një mjet i çmontuar, në dukje Audi, ngyrë e zezë, për të cilën shtetasi Flamur Hima ka deklaruar se i përket shtetasit Elvis Kosova dhe qëndron aty prej një viti.
Dëshmitë në Polici
Në komisariat ka dhënë deklarime dhe shtetasi Fatmir Broci, ku ka shpjeguar se pronarët e automjetit Yama Raofi dhe Mirjan Duduci e kanë vënë në dijeni për vjedhjen e automjeit. Ai ka mik shtëpie Mirjanin, i cili e ka telefonuar dhe i ka thene se makina ishte vjedhur pasi kishin fikur GPS. Automjeti ka patur dhe një G.P.S. të dytë, për të cilin ishte në dijeni vetëm Yama Raofi. Ky shtetas i ka dhënë dhe pozicionet e automjeit gjatë gjithë kohës.
Këto të dhëna ai ia ka dhëne shtetasit turk dhe e ka orientuar të bënte kallëzim në polici. Me këto të dhëna, së bashku me policinë kanë bërë lokalizimin e automjetit në fshatin Prush. Vetë pronari i automjetit mendon se shtetasi turk duhet ta ketë shitur makinën, pasi ka dhënë vetëm pjesën elektronike të celësit. Në komisariat janë përgatitur për të dhënë deklarime shtetasit Elvis Kosova, Aldo Shkëmbi dhe Ali Ikikardes.
Ata kanë shpjeguar se shtetasi Elvis Kosova ka qenë i interesuar të blinte një makinë dhe ka biseduar me një të njohurin e tij në Turqi të quajtur Harun. Komunikimin e bënin nëpërmjet shtetasit Ali Ikikareds, i cili ka lindur në Turqi dhe punon në Shqipëri, komunikim që realizohet nëpërmjet tij për shkak të gjuhës.
Ka marrë shokun e tij Ali për të parë makinën githashtu dhe Aldon të cilin e ka takuar rastësisht. Mjetin e kanë parë tek parkimi i Hotel “Marriot”. Pasi mjeti i ka pëlqyer, Haruni i ka kërkuar gjysmën e pagesës dhe gjysmën tjetër kur të bënin regjistrimin e mjetit dhe kontratën.
Ka tërhequr shumë 47 milionë lekë nga banka, i ka konvetuar ne euro në shumen 46 mijë dhe ia dhënë një personi që është tregtar në Turqi, person që ia ka treguar Haruni. Në orën 17:00 e ka telefonuar Aliu duke i thënë se po vinte personi t’i dorëzonte makinën, ka marre Aliun, Aldon dhe kanë shkaur tek lokal “Palmanova” në rrugën Tiranë-Elbasan, ku shtetasi turk u ka sjellë dhe mjetin.
Me pas është ndarë me shokët e tij, ka telefonuar Justin, me të cilin e kanë çuar mjetin në fshatin Prush në banesen e Justit, ku i ka hequr targat dhe e ka mbuluar ngaqe po binte shumë shi.
Shtetasi turk i arrestuar, Yuchean Er ka treguar se ai për këtë qëllim ka ardhur në Shqipëri, pasi një shtetas me emrin Beshir në Gjermani i ka thënë të marrë automjetin me qira, ta dorëzonte tek disa shqiptarë, të bënte kallëzim për vjedhje dhe kur të kthehej do të përfitonte 5000-10000 euro. Ka qenë pikërisht personi me emrin Beshir që ka mbajtur kontakte me shtetasin turk dhe me shqiptarët.
/ZËRI
Burimi