Skandali tek Onkologjiku/ Të premten deputetët dëgjesë me Koçiun e 2 drejtoresha! Rishikohet lista e barnave të rimbursueshme

Skandali tek Onkologjiku/ Të premten deputetët dëgjesë me Koçiun e 2 drejtoresha! Rishikohet lista e barnave të rimbursueshme

Mbledhja e komisionit

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, Drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Alma Cani dhe Shefja e Shërbimit të Onkologjikut, do të thërriten në një dëgjesë para deputetëve në Komisonin e Shëndetësisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të hëne të komisonit, ndërsa dëgjesa do të zhvillohet ditën e premte. Kjo vjen pas skandalit të regjistruar në spitalin e Onkologjikut, ku mjekët bënin biznes me vdekjen në kurriz të pacientëve të sëmurë me kancer. Gjatë fjalës së saj, deputetja demokrate, Albana Vokshi u shpreh se kjo është një ngjarje e rëndë dhe personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi. Ndërkohë për socialistin, Ilir Metaj kjo që ka ndodhur në Onkologjik ka 30 vite që ndodh.
Albana Vokshi: Pajisja e COBALT ka 3 vjet që lëshon rreze të rrezikshme. Si është situata me kurat, me pajisjet. Shumë prej tyre të pa njoftuar se nuk e kanë kurën gati. Duhet të ecim me ngjarjet që ndodhin. Janë shqetësime alarmante. Kurat duhet të jenë të bazuara në numrin e pacientëve. Është skandaloze gjendja tek Onkologjiku. Nuk janë mjekët. Janë pikat fundore. Janë ministrat. Të gjithë pjesa drejtuese e QSUT. Ish-drejtuesit duhet të jenë këtu. Shëndetësi falas nuk. Po jepen vuajte falas, vdekje falas. Asnjë nuk del të japë përgjigje. Reagoni ju që jeni mjekë. Është skandaloze kjo që po ndodh. Është prishur një derë dhe nuk mund të merret kura. Kush e ka fajin, duhet të gjejmë përgjegjësinë.
Ilir Metaj: Kjo shëmtia kriminale ka 30 vjet. Kanë qenë më të shumta në numër. Kryetare ju jeni një abuzuese e vërtetë se nuk leni të shprehim fjalën. Të tentoni ju ti jepni formë apo drejtim opinionit tim, mos u mundoni ta bëni.
Ndërkohë ka ndryshuar dhe lista e barnave të rimbursueshme. Gjatë dikutimeve në mbledhje e Komisonit të Shëndetësisë u tha se se preparatet onkologjike do të zënë rreth 50% të listës së barnave të rimbursueshme. Këtë e bëri me dije zëvendësministri i Shëndetësisë, Niko Hyka gjatë rtaportimit të tij para deputetëve. 
Niko Hyka: Lista aktuale është një risi. Rreth gjysma e barnave të propozuara i përkasin sëmundjeve onkologjike. Nëse do ndjekim hapat në fijim që shpresojmë të finalizohet brenda korrikut do të kemi një listë barnash të reja me një rritje të konsiderueshme nga lista aktuale. Prek një kategori të gjerë pacientësh. Janë nevojat e shumta. Mbi 95% të mbulimit që janë pjesë të diagnozave të evidentuara. Nga fëmijët deri në moshën e tretë do të mbulohen. Ne mendojmë që shkojmë në 95% të mbulimit të të gjitha sëmundjeve që janë të evidentuara./ZËRI
Burimi